Conte: “Qarabag është surpriza e Champions, duam fitoren për Maradonën”

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 24 Nëntor, 2025 21:10

Conte: “Qarabag është surpriza e Champions, duam fitoren për Maradonën”

Trajneri i Napolit, Antonio Conte, ka deklaruar se skuadra është e përqendruar maksimalisht në ndeshjen e radhës në Ligën e Kampionëve kundër Qarabag, e cila do të luhet të martën, më 25 nëntor, në stadiumin Diego Maradona.

“Mendoj se Qarabag është një zbulim në këtë Ligë të Kampionëve. Ata luajnë me ritëm intensiv dhe ne duhet të jemi të përqendruar. Ata mposhtën Benfican dhe barazuan me Chelsean”, tha Conte.

Trajneri shtoi se ndeshja ka një domethënie të veçantë: “Nesër është përvjetori i vdekjes së Diego Maradonës. Do të ishte shumë mirë t’ia dedikonim fitoren atij.”

Napoli aktualisht ka vetëm 4 pikë pas 4 ndeshjeve dhe renditet në vendin e 24-të, ndërsa Qarabag është në vendin e 15-të me 7 pikë, duke e bërë sfidën vendimtare për vazhdimësinë e napolitanëve në garë.

Flaka

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 24 Nëntor, 2025 21:10
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.