Hansi Flick: “Chelsea është një nga skuadrat më të mira në botë”

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 24 Nëntor, 2025 21:29

Hansi Flick: “Chelsea është një nga skuadrat më të mira në botë”

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, ka folur në konferencën për shtyp para ndeshjes së madhe kundër Chelsea-t, duke dhënë disa deklarata të rëndësishme për kundërshtarin, lojtarët e tij dhe atmosferën në skuadër.

“Ne gjithmonë përshtatemi me kundërshtarët. Dimë si duam të luajmë dhe bëjmë çfarë është e nevojshme, gjithmonë është ndryshe.”

“Chelsea është një nga skuadrat më të mira në botë. Zhvillimi i tyre është fantastik, si lojtarët ashtu edhe trajneri. Është kënaqësi t’i shohësh duke luajtur. Janë një skuadër e re dhe për ne duhet të jetë një ndeshje e madhe; duhet të konkurrojmë. Kemi besim dhe do të luftojmë si gjithmonë.”

Për Lewandowskin: “Ai ka atë fatin që i duhet një golashënuesi dhe gjithmonë ka uri për gola. Është shumë i rëndësishëm për ne.”

Për Raphinha: “E rëndësishme është që është rikthyer. Sa minuta do të luajë, do ta monitorojmë.”

Për stafin mjekësor: “Nuk jam i zemëruar me ta, janë të mrekullueshëm. Në rastin e Raphinha-s bëmë një gabim, por jemi njerëz. I besojmë stafit tonë.”

Për Eric Garcia: “Mund të jetë një opsion edhe në mesfushë.”

Për Marcus Rashford: “Jam i lumtur ta kem në skuadër. E kam ndjekur gjatë gjithë karrierës dhe gjithmonë më ka impresionuar. Në Barcelonë, me stilin e ri të lojës dhe motin e mirë, është fantastike ta shohësh gjithmonë duke buzëqeshur.”

Flaka

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 24 Nëntor, 2025 21:29
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.