Ylli brazilian i Barcelonës, Raphinha, ka folur hapur për periudhën e tij të vështirë me dëmtimet dhe rikthimin në fushë. Ai pranoi se ka marrë përgjegjësinë për dy rikthimet e dështuara pas lëndimeve, duke theksuar se dëshira për të ndihmuar skuadrën e shtyu të kthehej më shpejt se sa duhej.
“Në këto muaj, më ka munguar më shumë skuadra sesa ata mua. Po, mendoj se meritoja më shumë vlerësim në çmimet individuale. Jam i sigurt që kam bërë një sezon spektakolar dhe kjo për mua mjafton.”
Ai shtoi se rikthimi pas dy muajve pa lojë është i vështirë, por beson se do të arrijë nivelin që tifozët presin. Raphinha vlerësoi gjithashtu maturinë e skuadrës këtë sezon dhe shprehu bindjen se Barça do të bëjë gjithçka për të arritur finalen dhe për ta fituar.
Braziliani foli edhe për zgjedhjen e tij në vitin 2022: “Zgjodha Barcelonën përpara Chelseat sepse ishte ëndrra ime të vishja fanellën blaugrana. Sot jam krenar që jam këtu.”
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
24 Nëntor, 2025 21:24
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.