Studimet zbulojnë orarin ideal për konsumimin e kafesë
Për shumë njerëz, kafeja është pjesë e pandashme e rutinës së përditshme, duke dhënë energjinë e nevojshme për të përballuar ditën. Megjithatë, ekspertët paralajmërojnë se konsumimi i saj në orare të papërshtatshme mund të ndikojë negativisht në shëndet, sidomos në cilësinë e gjumit.
Çfarë thonë studimet?
- Konsumimi i kafeinës pas orës 14:00 ose më pak se 7 orë para gjumit mund të prishë gjumin.
- Një studim i botuar në Journal of Clinical Sleep Medicine tregoi se kafeja e pirë 6 orë para gjumit ul cilësinë e gjumit, edhe pse personi mund të bjerë në gjumë pa problem.
- Studime nga Britania dhe SHBA, të botuara në Science Translational Medicine, zbuluan se një ekspres i dopio pirë 3 orë para gjumit mund të kthejë orën biologjike të trupit prapa me gati një orë, duke rritur rrezikun për sëmundje të zemrës dhe çrregullime neurodegjeneruese si Alzheimeri.
- Nuk bëhet fjalë vetëm për kafe, por edhe për pijet me sodë dhe ato energjike që përmbajnë kafeinë.
Koha më e mirë për kafe Ekspertët sugjerojnë që kafeja të konsumohet rreth orës 10:00 të paradites, kur trupi ka nevojë për një shtysë energjie.
Sasia e rekomanduar Sipas Klinikës Mayo, konsumi i kafeinës duhet të mbahet në 400 mg në ditë, që përkthehet në rreth 4 filxhanë kafeje.
Flaka
















