Xabi Alonso përjashton David Alabën nga planet e Real Madridit

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 24 Nëntor, 2025 22:45

Xabi Alonso përjashton David Alabën nga planet e Real Madridit

Sipas raportimeve të mediumit spanjoll El Nacional, trajneri i Real Madridit, Xabi Alonso, ka vendosur të mos llogarisë më në mbrojtësin austriak David Alaba, derisa ky i fundit të largohet nga klubi.

Kontrata e Alabës me madrilenët skadon në qershor 2026, por nuk përjashtohet mundësia që ai të largohet që në afatin kalimtar të janarit.

Nën drejtimin e Alonsos këtë sezon, Alaba është aktivizuar vetëm në tre ndeshje, duke grumbulluar rreth 150 minuta lojë, çka tregon mungesën e besimit që trajneri bask ka te ai. Alonso vlerëson se mbrojtësi nuk është më në nivelin e kërkuar për të qenë pjesë e formacionit titullar dhe për të konkurruar në repartin defensiv.

Nëse nuk largohet në janar, Alaba pritet të ketë hapësirë vetëm në ndeshjet e Kupës së Mbretit, pasi në La Liga dhe Champions League është përjashtuar përfundimisht nga planet e trajnerit.

Flaka

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 24 Nëntor, 2025 22:45
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.