Pas vendimit të koalicionit VLEN për të kandiduar Nevzat Bejtën për kryetar të Komunës së Gostivarit në zgjedhjet e 11 janarit, ka reaguar Arben Taravari, një nga figurat kryesore të koalicionit dhe ish-kryetar i komunës.
“Nëse do të duhej VLEN-i në tërësi të identifikohej me një person (individ), pa dyshim ky do të ishte Nevzat Bejta,” ka deklaruar Taravari.
Nga VLEN thonë që Bejta ka rezultuar bindshëm si zgjedhja më e besuar dhe më e preferuar.
“Qytetarët kanë vlerësuar përvojën e tij, projektet e realizuara dhe ndikimin pozitiv që ka pasur gjatë mandateve të mëhershme në krye të komunës. VLEN beson se Nevzat Bejta përfaqëson stabilitet, profesionalizëm dhe vizion për vazhdimin e zhvillimit të Gostivarit. Koalicioni mbetet i përkushtuar që qytetarëve t’u ofrojë alternativa të forta dhe kandidatura të dëshmuara në punë konkrete”, thuhet në njoftimin e VLEN-it.
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Flaka
11 Dhjetor, 2025 16:46
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.