Zjarr i madh në kompleksin industrial “Makstil” në Shkup, digjet një magazinë

Flaka
Botuar nga Flaka 14 Dhjetor, 2025 12:21 Përditësuar

Zjarr i madh në kompleksin industrial “Makstil” në Shkup, digjet një magazinë

Një zjarr i madh ka shpërthyer mbrëmjen e kaluar në një magazinë brenda kompleksit industrial “Makstil” në Shkup.

Sipas informatave fillestare, flakët kanë përfshirë një objekt që përdorej për përpunimin e drurit, i cili është djegur plotësisht. Falë reagimit të shpejtë dhe profesional të ekipeve të Brigadës së Mbrojtjes Kundër Zjarrit të Qytetit të Shkupit, zjarri është vënë nën kontroll dhe është parandaluar përhapja e tij në objektet e tjera të kompleksit industrial.

53
SONDAZHI NË FLAKA

A mendoni nëse Maqedonia e Veriut po shkon rrugës së mbarë?

Në vendngjarje kanë intervenuar disa ekipe zjarrfikëse, të cilat janë angazhuar për shuarjen e flakëve dhe për parandalimin e dëmeve më të mëdha materiale. Për momentin nuk ka informacione për persona të lënduar.

Shkaqet e shpërthimit të zjarrit ende nuk dihen, ndërsa shërbimet kompetente kanë nisur inspektimin në terren për të zbardhur rrethanat e rastit.

Redaksia Flaka do të vazhdojë ta ndjekë situatën dhe do të informojë opinionin me të rejat më të fundit.

Flaka
Botuar nga Flaka 14 Dhjetor, 2025 12:21 Përditësuar

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
53
SONDAZHI NË FLAKA

A mendoni nëse Maqedonia e Veriut po shkon rrugës së mbarë?