Zjarri i natës në Gazi Babë zbulon tragjedi: Gjendet trup i djegur në një nga magazinat

Flaka
Botuar nga Flaka 14 Dhjetor, 2025 22:15 Përditësuar

Zjarri i natës në Gazi Babë zbulon tragjedi: Gjendet trup i djegur në një nga magazinat

Një zjarr që shpërtheu mbrëmjen e kaluar në ambientet e një fabrike në territorin e komunës Gazi Babë në Shkup ka përfunduar me një bilanc tragjik. Gjatë kontrollit të terrenit pas shuarjes së flakëve, autoritetet kanë gjetur trupin e pajetë të një personi mashkull, tërësisht të djegur.

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se rasti është raportuar më 13 dhjetor 2025, rreth orës 21:29, kur në SPB Shkup ka mbërritur informata për një zjarr të madh që kishte përfshirë dy magazina brenda kompleksit industrial. Objektet ishin në pronësi të M.R. (46), i cili i kishte dhënë ato me qira.

53
SONDAZHI NË FLAKA

A mendoni nëse Maqedonia e Veriut po shkon rrugës së mbarë?

Në vendngjarje kanë intervenuar menjëherë ekipet e Njësisë së Mbrojtjes Kundër Zjarrit të Qytetit të Shkupit, të cilat kanë arritur ta lokalizojnë dhe ta shuajnë zjarrin. Megjithatë, gjatë inspektimit të kryer sot, më 14 dhjetor, në njërën nga magazinat që përdorej nga M.A. nga Shkupi, është gjetur trupi i djegur i një personi.

Sipas MPB-së, identiteti i viktimës ende nuk është konfirmuar, ndërsa shkaqet që çuan në shpërthimin e zjarrit mbeten të paqarta. Autoritetet kanë nisur hetimet intensive për të zbardhur rrethanat e plota të këtij rasti të rëndë që ka tronditur opinionin publik. Gazeta Flaka

Flaka
Botuar nga Flaka 14 Dhjetor, 2025 22:15 Përditësuar

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
53
SONDAZHI NË FLAKA

A mendoni nëse Maqedonia e Veriut po shkon rrugës së mbarë?