Abdixhiku merr përgjegjësinë për rezultatin, dorëheqja në pikëpyetje

Flaka
Botuar nga Flaka 28 Dhjetor, 2025 22:22

Abdixhiku merr përgjegjësinë për rezultatin, dorëheqja në pikëpyetje

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka marrë përgjegjësinë për rezultatin e partisë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, duke mos e përjashtuar as mundësinë e dorëheqjes nga posti i kryetarit.

Abdixhiku bëri të ditur se në ditët në vijim do të thërrasë Kuvendin e Jashtëzakonshëm të LDK-së, ku do të shqyrtohen të gjitha çështjet dhe përgjegjësitë që ai mban si udhëheqës i partisë.

“Duke marrë përgjegjësinë, ditëve në vijim do ta thërras Kuvendin e Jashtëzakonshëm të LDK-së dhe para tij do t’i shqyrtojmë të gjitha çështjet dhe përgjegjësitë që mbaj si kryetar. Rezultati i LDK-së nuk është ai që e kemi pritur dhe dëshiruar. Është moment reflektimi. Kur qytetarët flasin, ne duhet të dëgjojmë. Demokracia funksionon kur udhëheqësit mbajnë përgjegjësi, edhe kur kanë humbje të tilla”, ka deklaruar Abdixhiku.

">

Ai theksoi se gjatë pesë viteve në krye të LDK-së ka vepruar sipas bindjes së tij për të mirën e partisë, duke zgjedhur profesionistë nga fusha të ndryshme, por pranoi se nuk ka arritur ta çojë LDK-në aty ku, sipas tij, duhet të ishte.

“Sot them hapur, nuk kam arritur ta çojë LDK-në aty ku duhet të jetë”, shtoi ai.

Abdixhiku e cilësoi rezultatin si të papritur dhe theksoi se çdo opsion do të diskutohet në Kuvendin e Jashtëzakonshëm që pritet të thirret. Ai po ashtu uroi fituesin e zgjedhjeve, duke theksuar se interesi i shtetit duhet të jetë mbi çdo interes personal apo partiak.

“Shteti është mbi secilin prej nesh. Le të shpresojmë se qytetarët kanë zgjedhur drejt këtë herë”, përfundoi Abdixhiku. Gazeta Flaka

107
SONDAZHI JAVOR

A mendoni se çmimet e mallrave dhe shërbimeve janë nën kontroll nga autoritetet?

Flaka
Botuar nga Flaka 28 Dhjetor, 2025 22:22

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.

Fitues dhe humbës në zgjedhjet e dhjetorit 2025 në Kosovë

LVV rikuperon në dhjetor, PDK rrit pozicionin, LDK dhe AAK pësojnë rënie

Shkurt dhe dhjetor 2025: Si ndryshuan rezultatet për partitë e mëdha?

Kurti shpall “fitoren historike”

Gati 15 mijë vota të Nismës shkuan huq, shumica pritet të derdhen në konton e Vetëvendosjes

Abdixhiku merr përgjegjësinë për rezultatin, dorëheqja në pikëpyetje

Kapriçot e opozitës çuan në fitoren bindëse të Albin Kurtit

Hapet shtabi i përbashkët i koalicionit AKI në Gostivar

Valbon Limani takon banorët e Ravenit: Dialog i hapur për nevojat dhe zhvillimin e zonës

Gjenden armë dhe municion – arrestohet një person

Në Gostivar gjenden mbi 9.000 mjete piroteknike, arrestohet një person

Isen Shabani nga Gradeci: Këtu nis fitorja

Kryqi i Kuq Gostivar me ushtrim demonstrues kundër përdorimit të piroteknikës: Festa pa lëndime

VLEN: Edhe një gënjeshtër e BDI-së u shemb, në vitin 2024 ka rritje të përfaqësimit të drejtë

Shpallet gjendje krize për energjinë elektrike pas bllokadave kufitare nga fermerët grekë

Ambasadori Meidani takon kryetarin e LSDM-së, Venko Filipçe, për dialog mbi zhvillimet politike dhe rajonale

Dorëheqje e menjëhershme e ministrit Stoilkoviç, kërkon BDI

Konventa e VLEN-it në Gostivar, Bejta: Kam projekte të mëdhaja për Gostivarin | VIDEO

AKI i përgjigjet Bejtës: Janë parashikime, nuk janë realizuar pagesa

Fetai takon Demirin: Vrapçishtit i duhet njeri që e njeh realitetin dhe merr vendime me ndërgjegje

107
SONDAZHI JAVOR

A mendoni se çmimet e mallrave dhe shërbimeve janë nën kontroll nga autoritetet?