Valbon Limani prezanton “Ura e Harmonisë” dhe bulevardin modern të Gostivarit | VIDEO

Flaka
Botuar nga Flaka 30 Dhjetor, 2025 14:35 Përditësuar

Valbon Limani prezanton “Ura e Harmonisë” dhe bulevardin modern të Gostivarit | VIDEO

Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) njofton qytetarët e Gostivarit se kandidati ynë për kryetar komune, Valbon Limani, prezantoi projektet kyçe strategjike për zhvillimin e qytetit dhe vizionin për të ardhmen e tij.

Gjatë konferencës për shtyp, Limani bëri të ditur se gjatë 16 muajve të mandatit të tij janë arritur rezultate konkrete përmes punës, vullnetit dhe integritetit, duke treguar se zhvillimi i qëndrueshëm është i mundur kur punojmë së bashku për qytetin tonë.

Projektet kryesore të prezantuara përfshijnë:

  1. “Ura e Harmonisë” mbi lumin Vardar – një urë moderne me katër korsi për automjete, shtigje për biçikleta dhe trotuare për këmbësorë, që do të lehtësojë komunikacionin dhe do të kontribuojë drejtpërdrejt në zhvillimin ekonomik të Gostivarit. Të gjitha procedurat administrative dhe ligjore janë përfunduar dhe punimet do të fillojnë në pranverë.
  2. Transformimi i bulevardit kryesor të qytetit – bulevardi tashmë është rikonstruktuar deri pranë Pallatit të Kulturës në një gjatësi prej 1.657 metrash me katër korsi funksionale. Janë arritur marrëveshje me pronarët e objekteve që pengonin zgjerimin e tij, ndërsa punimet për pjesën tjetër të bulevardit do të fillojnë gjithashtu në pranverë. Projekti përfshin ndriçim modern, shtigje për biçikleta dhe hapësira të gjelbra, duke e shndërruar këtë hapësirë në zemrën urbane të Gostivarit.

Valbon Limani theksoi se qasja ndaj zhvillimit është e planifikuar, e barabartë dhe gjithëpërfshirëse, duke garantuar përfshirjen e çdo lagjeje dhe fshati në procesin e transformimit të qytetit.

Të nderuar qytetarë, përfaqësues të mediave,

Ju falënderoj që jeni sot këtu. Vij para jush për të ndarë vizionin tonë për një Gostivar modern, të zhvilluar dhe të drejtë për të gjithë qytetarët.

">

Gjatë 16 muajve të mandatit tonë, kemi dëshmuar se me punë, vullnet dhe integritet, rezultatet janë të prekshme. Tani synojmë hapjen e një kapitulli të ri për qytetin tonë, të bazuar në projekte konkrete që përmirësojnë jetën e përditshme të qytetarëve.

Një nga projektet më të rëndësishme është ndërtimi i urës së re mbi lumin Vardar, e quajtur “Ura e Harmonisë”. Të gjitha procedurat administrative dhe ligjore për këtë projekt janë përfunduar, dhe në pranverë do të fillojnë punimet. Ura do të ketë katër korsi për automjete, shtigje për biçikleta dhe trotuare të sigurta për këmbësorë. Ajo do të lidhë lagjet e qytetit, do të lehtësojë komunikacionin dhe do të japë një shtysë reale zhvillimit ekonomik të Gostivarit.

Paralelisht, kemi nisur transformimin e bulevardit kryesor të qytetit. Ai tashmë është përfunduar deri pranë Pallatit të Kulturës, me gjatësi 1.657 metra dhe katër korsi funksionale.

Gjithashtu, kemi arritur marrëveshje me pronarin e një objekti që pengonte zgjerimin e sipërfaqes rrugore, konkretisht ndërtesa mes Komunës dhe urës ekzistuese mbi lumin Vardar. Projekti është gati, dhe në pranverë do të fillojë realizimi i punimeve për këtë pjesë të bulevardit.

Po ashtu, po zhvillojmë bisedime intensive me pronarët e objekteve në pjesën tjetër të bulevardit, nga udhëkryqi i rrugës së Dibrës deri te udhëkryqi drejt Spitalit të qytetit. Bisedimet janë konstruktive, me besim të ndërsjellë, dhe presim që marrëveshjet të finalizohen së shpejti.

Bulevardi do të shndërrohet në zemrën urbane të Gostivarit, me ndriçim modern, shtigje për biçikleta dhe hapësira të gjelbra për qytetarët. Ai do të jetë një hapësirë funksionale dhe sociale, ku qyteti zhvillohet bashkë me njerëzit e tij.

Qasja jonë ndaj zhvillimit është e planifikuar, e barabartë dhe gjithëpërfshirëse. Çdo qytetar, në çdo lagje dhe fshat të Gostivarit, do të jetë pjesë e këtij transformimi”, tha Limani.

“Me vizion, punë dhe përgjegjësi, do të vazhdojmë të ndërtojmë një Gostivar më të fortë dhe më modern – me Gostivarin në zemër”, përfundoi Limani. Gazeta Flaka

Aleanca Kombëtare për Integrim – Për një qytet të zhvilluar, të bashkuar dhe modern!

124
SONDAZHI JAVOR

A mendoni se çmimet e mallrave dhe shërbimeve janë nën kontroll nga autoritetet?

Flaka
Botuar nga Flaka 30 Dhjetor, 2025 14:35 Përditësuar

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.

AKI intensifikon fushatën në Gostivar, takime të drejtpërdrejta me qytetarët

Spiropali–Thaçi: Bashkëpunim për integrimin evropian dhe stabilitetin rajonal

Tregu i dytë bamirës i festave i organizuar nga punonjësit e EVN Maqedoni

Nevzat Bejta kërkon sqarime për pagesa të realizuara përmes agjencive të punësimit

Valbon Limani prezanton “Ura e Harmonisë” dhe bulevardin modern të Gostivarit | VIDEO

Përurohet bulevardi i ri në Tetovë, lidhje e re strategjike për qytetin dhe rrethinën

A po përgatitet Kina të sulmojë Tajvanin?

Shpërthim në Venezuelë? Trump zbulon operacionin ‘sekret’ të SHBA-ve

Isen Shabani nga Vrapçishti: Mbështetja e qytetarëve është forca jonë drejt fitores së madhe

Mot i qëndrueshëm paradite, pasdite rritje e vranësirave dhe mundësi për reshje bore

Rritja e çmimit të energjisë elektrike: Bislimovski jep sqarime

Tërmeti godet rajonin Ohër–Strugë

Avokati nga Beogradi: Arrestimi im lidhet me “Sarajevo Safari” dhe Vuçiqin

Gostivari miraton buxhet rekord prej 35 milionë eurosh për vitin 2026

Bejta: Gostivari do të ecë përpara me përgjegjësi dhe bashkëpunim me qytetarët

Limani takon banorët e Turçanit të Madh dhe Llakavicës: Rikonfirmojmë fitoren e tetorit

Nga fitore diplomatike në bllokadë: Si po i rrëzon VMRO arritjet e Bujar Osmanit në arenën ndërkombëtare

Rama uron Kurtin për fitoren në Zgjedhjet e Jashtëzakonshme

Alarm i rremë për bombë në Aeroportin e Prishtinës

Limani dhe Xhaferi vizituan Universitetin “Vision”: Arsimi i lartë, shtyllë e zhvillimit të Gostivarit

124
SONDAZHI JAVOR

A mendoni se çmimet e mallrave dhe shërbimeve janë nën kontroll nga autoritetet?