Matthäus mbron Lennart Karl në lidhje me deklaratën e fundit: “Vetëbesim, jo arrogancë”

Legjenda e futbollit gjerman, Lothar Matthäus, ka komentuar deklaratat e talentit të ri Lennart Karl, duke i cilësuar ato si shprehje të ndershmërisë dhe vetëbesimit, e jo arrogancës.
Në një prononcim për Sky Sport Germany, Matthäus u shpreh se qëndrimi i Karl është plotësisht normal për një lojtar ambicioz, edhe pse vetëm 17 vjeç:
“Fjalët e Lennart Karl? Unë e shoh thjesht si të ndershëm, jo arrogant apo pretencioz. Mendoj se është fantastike kur një lojtar ka vetëbesim, edhe në këtë moshë. Vendosja e objektivave nuk ka asgjë të bëjë me arrogancën.”
Matthäus theksoi gjithashtu se Real Madridi ka një magnetizëm të veçantë për çdo futbollist, duke e quajtur klubin spanjoll si simbol të madhështisë dhe ambicies:
“Real Madridi ka atë lloj mistike. Edhe Bayerni është në një pozitë të ngjashme, por shpesh në jetë dëshiron të provosh diçka të re.”
Ai shtoi se nuk mund të pritet nga çdo lojtar të qëndrojë gjithë karrierën në një klub të vetëm, duke përmendur Thomas Müller si një rast unik në historinë e Bayernit.
Sipas Matthäus, deklaratat e Karl tregojnë qartë ambicien dhe besimin që ai ka te vetja:
“Kjo tregon se Karl është ambicioz dhe beson në veten e tij. Ai e di se duhet të performojë jashtëzakonisht mirë te Bayerni për të qenë në radar të Real Madridit. Edhe unë do të kisha dashur të luaja për Realin.”
Flaka


















