Qytetarët skeptikë ndaj kontrollit të çmimeve: 91% thonë se autoritetet kanë dështuar

Qytetarët skeptikë ndaj kontrollit të çmimeve: 91% thonë se autoritetet kanë dështuar
Në sondazhin javor online të realizuar nga Flaka, qytetarët kanë shprehur pakënaqësi të theksuar lidhur me kontrollin e çmimeve të mallrave dhe shërbimeve nga autoritetet shtetërore.
Pyetjes: “A mendoni se çmimet e mallrave dhe shërbimeve janë nën kontroll nga autoritetet?”, i janë përgjigjur gjithsej 185 vizitorë të portalit.
Sipas rezultateve:
- 169 qytetarë apo 91% janë shprehur se nuk mendojnë se çmimet janë nën kontroll,
- ndërsa vetëm 16 votues apo 9% kanë deklaruar se po, autoritetet po arrijnë të mbajnë nën kontroll çmimet.
Rezultatet e këtij sondazhi reflektojnë shqetësimin e vazhdueshëm të qytetarëve për rritjen e kostos së jetesës dhe mungesën e masave efektive për frenimin e çmimeve, veçanërisht në sektorët bazë të konsumit dhe shërbimeve.

Sondazhi është realizuar online dhe pasqyron opinionin e lexuesve të Flaka-s.
Pyetja e radhëz në sondazhin e sapo hapur është: A mendoni se Qeveria aktuale po i përmbush premtimet zgjedhore? Opcionet e votimit janë, Po, Jo, pjesërisht. Votoni edhe ju. Gazeta Flaka


















