MPB njofton se mbrëmë vonë, rreth orës 22:20, në SPB Shkup, A.J.E. (27) nga Republika e Turqisë ka denoncuar një rast të dyshuar mashtrimi nga një shofer taksie.
Sipas denoncimit, rreth orës 19:15, para një qendre tregtare në zonën e Gazibabës, ai së bashku me bashkëshorten e tij janë futur në një automjet taksi me destinacion Bit Pazar. Pas mbërritjes në destinacion, denoncuesi ka nxjerrë 2.000 denarë dhe 50 euro dhe e ka pyetur shoferin se sa duhet të paguajë për shërbimin.
Shoferi i taksisë, sipas deklarimit, ua ka marrë paratë dhe i ka dëbuar nga automjeti, pa u dhënë sqarime shtesë apo kthim të parave.
Nga MPB bëjnë të ditur se po ndërmerren masa dhe veprime për zbardhjen e plotë të rastit dhe identifikimin e personit të përfshirë.
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Flaka
7 Janar, 2026 17:18
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.