Integrimi i Maqedonisë në BE mbetet në ngërç, pushteti s’lëshon pe për Kushtetutën

Flaka
Botuar nga Flaka 7 Janar, 2026 17:15

Integrimi i Maqedonisë në BE mbetet në ngërç, pushteti s’lëshon pe për Kushtetutën

Gjatë vitit 2025, Maqedonia e Veriut nuk arriti të marrë një nga vendimet më vendimtare në procesin e saj të gjatë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian: ndryshimet kushtetuese që, sipas Brukselit dhe partnerëve evropianë, janë kusht kryesor për hapjen e kapitujve të negociatave të anëtarësimit. Që kur procesi i negociatave u bllokua nga Bullgaria në vitin 2020, nuk është lëvizur pothuajse aspak nga pika zero.

Në vitin 2025, kryeministri Hristijan Mickoski, nuk ndryshoi aspak qëndrimin e tij se “asnjë ndryshim kushtetues nuk do të bëhet pa garanci të qarta nga Bashkimi Evropian dhe pa përmbushje të obligimeve nga ana e Bullgarisë”. Në një vijë me kryeministrin, edhe Presidentja e shtetit.

“Nevojitet vullnet politik, por jo vetëm i yni, por edhe i Unionit. Pasi ne kemi propozuar shumë zgjidhje, ndërsa Bashkimi Evropian duhet të zgjedh një ose të gjejë zgjidhje të saj kreative për debllokim të procesit. Nëse ka zgjidhje për Ukrainën dhe Moldavinë, lehtë do të gjendet edhe për ne”. 38:30 “Pa garanci të qarta prej BE-së dhe Bullgarisë dhe pa mekanizma përkatëse mbrojtëse, me edhe një ndryshim kushtetues, ne rrezikojmë që prej këtij procesi të dalim siç plaku i Hemingueit doli nga deti, me një skelet peshku, me sovranitet dhe identitet nacional kulturor të zhveshur dhe gërryer”, tha Gordana Siljanovska Davkova, Presidente.

Partnerët evropianë në mënyrë të përsëritur theksuan se kushti mbetet i pandryshueshëm përpara hapjes së kapitujve. Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen, gjatë një vizite në vend në muajin tetor, i dërgoi Shkupit një mesazh të qartë.
“Ne mbetemi plotësisht pas Maqedonisë së Veriut në rrugën e saj drejt BE-së. Ju mund të mbështeteni tek ne. Hapi i ardhshëm dhe i vetëm para hapjes së negociatave është i qartë. Ju duhet të bëni ndryshimin kushtetues të dakorduar. Topi është në fushën tuaj. BE-ja është gati”, pati thënë Ursula Von Der Leyen, Kryetare e Komisionit Evropian.

Nga ana tjetër, partitë opozitare dhe një pjesë e shoqërisë civile shprehën zhgënjim të thellë për ngecjen e procesit. Për ta, kjo ishte një mundësi e humbur për të kapërcyer ngërçin e gjatë negociues dhe për t’i dhënë vendit një perspektivë të qartë evropiane.

Në vitin e ri, për udhëheqësit politikë të Maqedonisë së Veriut mbetet një pyetje: a do të marrë Shkup garancitë që kërkon nga Brukseli dhe do të riformësojë kushtetutën e saj me konsensus politik? Apo qëndrimi i fortë për identitetin do të vazhdojë të mbajë vendin pranë pragut të negociatave, pa e kaluar atë? Ndërsa vendet e rajonit shohin progres në proceset e tyre të zgjerimit, vendi nuk ndjek rrugën e tyre.

124
SONDAZHI JAVOR

A mendoni se Qeveria aktuale po i përmbush premtimet zgjedhore?

Flaka
Botuar nga Flaka 7 Janar, 2026 17:15

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.

Nevzat Bejta takon banorët e Balindollit, prezanton programin zgjedhor

Mexhiti: Angazhimi i VLEN-it maksimal për zgjedhjet lokale në Gostivar dhe Vrapçisht

Isen Shabani: Tubimi i Fitores tregon fuqinë e qytetarëve

Ahmeti dhe Taravari në Çegran e Forinë: Banorët konfirmojnë fitoren e Valbon Limanit më 11 janar

Bejta takon banorët e Lagjes së Re

AKI Gostivar: Reçani konfirmon fitoren e 11 janarit për Dr. Valbon Limanin

31 kontribute goli në 29 ndeshje vendimtare – A po lind një kandidat serioz për Ballon d’Or?

MESAZH I FORTË nga Romero pas humbjes: Akuza ndaj bordit të Tottenham

Pep Guardiola fiton një armë të re – Semenyo lojtar i Man City

Selimi: Takimi i liderëve me Mickoskin , vetëm nëse tema e vetme janë ndryshimet kushtetuese

Valbon Limani prezanton 3 projekte 345 vendparkime dhe transformim të qendrës dhe parkut të qytetit

BDI reagon ndaj riteve fetare në ambientet e MPB-së: Shkelje e hapur e shtetit sekular

Reshjet e dendura shkaktojnë përmbytje dhe evakuime në disa rajone të vendit

Limani dhe Xhaferi takojnë Forumin e Gruas të AKI-së në Gostivar

Valbon Limani: Kandidimi i Nevzat Bejtës ka ngjallur edhe më shumë zërat kundër tij

Nevzat Bejta viziton SHKA “Jahi Hasani” në Çegran

AKI në Dutlok dhe Lajthi: Mbështetje e fuqishme qytetare për Valbon Limanin para 11 janarit

Bejta në Çegran dhe Forinë: Investime konkrete për kulturë, sport, infrastrukturë dhe ekonomi

Lagjet “Treg” dhe “Beg”, Limani: Investime dhe zhvillim urban për çdo lagje

Nevzat Bejta viziton lagjen Pitarnica dhe fshatin Çajlë: Koha e punëve të mira

124
SONDAZHI JAVOR

A mendoni se Qeveria aktuale po i përmbush premtimet zgjedhore?