Pa census më 19 tetor, katër komuna votojnë sërish të dielën – mes tyre Gostivari dhe Vrapçishti

Flaka
Botuar nga Flaka 7 Janar, 2026 17:32

Pa census më 19 tetor, katër komuna votojnë sërish të dielën – mes tyre Gostivari dhe Vrapçishti

Zgjedhjet e përsëritura për kryetarë komunash do të mbahen më 11 janar në katër komuna, pasi në zgjedhjet lokale të 19 tetorit nuk u arrit censusi i nevojshëm. Bëhet fjalë për komunat Gostivar, Vrapçisht, Qendër Zhupë dhe Mavrovë–Rostushë, shkruan Gostivari Sot

Gostivar, në garë për kryetar komune janë Valbon Limani, kandidat i AKI-së, respektivisht i koalicionit BDI–ASH, si dhe Nevzat Bejta, kandidat i VLEN-it.

Vrapçisht, për postin e kryetarit të komunës garojnë Isen Shabani, kandidat i AKI-së, dhe Zulhajrat Demiri, kandidat i pavarur, i përkrahur nga VLEN-i dhe ASH-ja e Ziadin Selës.

Zgjedhje për kryetar komune do të mbahen edhe në Qendër Zhupë dhe në Mavrovë–Rostushë. Në komunën e Qendër Zhupës, në garë është vetëm një kandidat, Arijan Ibaim, i propozuar nga Partia Demokratike Turke (PDT), i cili ka premtuar projekte për përmirësimin e infrastrukturës dhe kushteve të jetesës për banorët.

Ndërkaq, në komunën e Mavrovës dhe Rostushës, për postin e kryetarit të komunës garon Anes Ahmeti, kandidat i LSDM-së dhe koalicionit, i cili ka premtuar mbështetje për zhvillimin e turizmit dhe përmirësimin e infrastrukturës lokale. Kundërkandidati i tij është Oner Jakuposki, i propozuar nga VMRO-DPMNE dhe koalicioni, i cili është zotuar për investime infrastrukturore, mbështetje të turizmit dhe përkrahje për rininë.

Sipas të dhënave zyrtare nga zgjedhjet lokale të 19 tetorit, në asnjërën nga katër komunat nuk u arrit censusi i nevojshëm prej 33,33 për qind të votuesve të regjistruar. Në Gostivar, nga gjithsej 82.870 votues, në votim morën pjesë rreth 33,31 për qind, çka ishte shumë pranë pragut, por sërish e pamjaftueshme për vlefshmërinë e zgjedhjeve.

Vrapçisht, pjesëmarrja ishte rreth 25,18 për qind nga 27.279 votues të regjistruar, ndërsa në komunën e Mavrovës dhe Rostushës votuan rreth 30,31 për qind nga 10.575 votues. Pjesëmarrjen më të ulët e shënoi Qendër Zhupa, ku në votime dolën vetëm 21,49 për qind nga 7.562 votues me të drejtë vote. Për shkak të mungesës së censusit, zgjedhjet u shpallën të pavlefshme dhe do të përsëriten më 11 janar.

Sipas të dhënave të fundit nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ), për zgjedhjet e përsëritura më 11 janar janë mbyllur listat e votuesve në katër komunat ku nuk u arrit censusi më 19 tetor. Numri i votuesve të regjistruar është si vijon: Gostivar – 82.870 votues, Vrapçisht – 27.279 votues, Mavrovë–Rostushë – 10.575 votues dhe Qendër Zhupë – 7.562 votues.

Këto shifra tregojnë qytetarët me të drejtë vote, duke përfshirë banorët e përhershëm, ata jashtë vendit dhe personat në burg ose paraburgim, dhe do të shërbejnë si baza për vlefshmërinë e zgjedhjeve të 11 janarit. Për këtë arsye, në të katra komunat, kandidatët tashmë po përgatiten për garën e përsëritur për kryetar komune. Gazeta Flaka

124
SONDAZHI JAVOR

A mendoni se Qeveria aktuale po i përmbush premtimet zgjedhore?

Flaka
Botuar nga Flaka 7 Janar, 2026 17:32

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.

Nevzat Bejta takon banorët e Balindollit, prezanton programin zgjedhor

Mexhiti: Angazhimi i VLEN-it maksimal për zgjedhjet lokale në Gostivar dhe Vrapçisht

Isen Shabani: Tubimi i Fitores tregon fuqinë e qytetarëve

Ahmeti dhe Taravari në Çegran e Forinë: Banorët konfirmojnë fitoren e Valbon Limanit më 11 janar

Bejta takon banorët e Lagjes së Re

AKI Gostivar: Reçani konfirmon fitoren e 11 janarit për Dr. Valbon Limanin

31 kontribute goli në 29 ndeshje vendimtare – A po lind një kandidat serioz për Ballon d’Or?

MESAZH I FORTË nga Romero pas humbjes: Akuza ndaj bordit të Tottenham

Pep Guardiola fiton një armë të re – Semenyo lojtar i Man City

Selimi: Takimi i liderëve me Mickoskin , vetëm nëse tema e vetme janë ndryshimet kushtetuese

Valbon Limani prezanton 3 projekte 345 vendparkime dhe transformim të qendrës dhe parkut të qytetit

BDI reagon ndaj riteve fetare në ambientet e MPB-së: Shkelje e hapur e shtetit sekular

Reshjet e dendura shkaktojnë përmbytje dhe evakuime në disa rajone të vendit

Limani dhe Xhaferi takojnë Forumin e Gruas të AKI-së në Gostivar

Valbon Limani: Kandidimi i Nevzat Bejtës ka ngjallur edhe më shumë zërat kundër tij

Nevzat Bejta viziton SHKA “Jahi Hasani” në Çegran

AKI në Dutlok dhe Lajthi: Mbështetje e fuqishme qytetare për Valbon Limanin para 11 janarit

Bejta në Çegran dhe Forinë: Investime konkrete për kulturë, sport, infrastrukturë dhe ekonomi

Lagjet “Treg” dhe “Beg”, Limani: Investime dhe zhvillim urban për çdo lagje

Nevzat Bejta viziton lagjen Pitarnica dhe fshatin Çajlë: Koha e punëve të mira

124
SONDAZHI JAVOR

A mendoni se Qeveria aktuale po i përmbush premtimet zgjedhore?