Ahmeti dhe Taravari në Çegran e Forinë: Banorët konfirmojnë fitoren e Valbon Limanit më 11 janar

Flaka
Botuar nga Flaka 8 Janar, 2026 23:29 Përditësuar

Ahmeti dhe Taravari në Çegran e Forinë: Banorët konfirmojnë fitoren e Valbon Limanit më 11 janar

Liderët e Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI), Ali Ahmeti dhe Arben Taravari, pas tubimit përmbyllës në Gradec të Komunës së Vrapçishtit, sonte vizituan banorët e Çegranit. Në takim ishin të pranishëm edhe Valbon Limani, kandidati për kryetar komune, Valdet Xhaferi, Kryesues i Këshillit Komunal të Gostivarit, si dhe mjeku i mirënjohur çegranas, Asim Izairi.

Gjatë bashkëbisedimit me qytetarët, Ali Ahmeti theksoi se Aleanca Kombëtare mban përgjegjësi për kandidatët për kryetarë komunash dhe qëndron pas tyre, pasi Pushteti Lokal ka një rëndësi të madhe në organizimin e politikave të Aleancës, të cilat synojnë mbrojtjen, përparimin dhe integrimin e shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Lideri i ASH-së, Arben Taravari, vuri në dukje se fitorja e Valbon Limanit ishte plebishitare më 19 tetor dhe se më 11 janar do të rikonfirmohet vullneti i popullatës gostivarase.

Banorët e Çegranit shprehën mbështetje të fuqishme për kandidaturën e Dr. Limanit, duke konfirmuar qartë fitoren e 11 janarit. Atmosfera u karakterizua nga energji pozitive dhe besim i plotë në programin dhe vizionin e AKI-së për Gostivarin.

Gjatë fjalës së tij, Dr. Valbon Limani prezantoi programin qeverisës për mandatin katërvjeçar, duke vënë theks të veçantë në zhvillimin e fshatrave. Ai theksoi se programi përfshin projekte konkrete infrastrukturore, sociale dhe zhvillimore, të orientuara drejt përmirësimit të cilësisë së jetës dhe krijimit të kushteve të qëndrueshme për mirëqenie afatgjatë të qytetarëve.

Ndërkohë, Kryesuesi i Këshillit Komunal, Valdet Xhaferi, u shpreh se qytetarët kanë shprehur pritshmëri pozitive për rezultatin zgjedhor gjatë takimeve të realizuara gjatë fushatës, duke e cilësuar 11 janarin si një datë vendimtare për të ardhmen e Gostivarit.

Mjeku Asim Izairi theksoi se Çegrani dhe Gostivari do të zgjedhin Valbon Limanin, si pjesëtar i gjeneratës së re të politikanëve shqiptarë.

“Atmosferë fitoreje sonte në Çegran dhe Forinë, ku aktivi dhe banorët u vizituan nga liderët e AKI-së, z. Ali Ahmeti dhe z. Arben Taravari, së bashku me kandidatin e AKI-së për kryetar komune, dr. Valbon Limani, Kryesuesin e Këshillit Komunal, z. Valdet Xhaferi, si dhe anëtarë të kryesisë së shtabit zgjedhor. Çegranasit dhe Forinasit të vendosur për një fitore historike në zgjedhjet e 11 janarit, shfaqën entuziazëm të jashtëzakonshëm dhe mbështetje të fuqishme për vizionin fitues”, thonë nga AKI.

Ky takim u shndërrua në një demonstrim të mbështetjes së fuqishme qytetare dhe konfirmoi energjinë pozitive që po ndihet në të gjithë Gostivarin për zgjedhjet e 11 janarit. Gazeta Flaka

133
SONDAZHI JAVOR

A mendoni se Qeveria aktuale po i përmbush premtimet zgjedhore?

Flaka
Botuar nga Flaka 8 Janar, 2026 23:29 Përditësuar

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
133
SONDAZHI JAVOR

A mendoni se Qeveria aktuale po i përmbush premtimet zgjedhore?