MESAZH I FORTË nga Romero pas humbjes: Akuza ndaj bordit të Tottenham

Cristian “Cuti” Romero ka dërguar një mesazh shumë të fortë drejt bordit drejtues të Tottenham Hotspur, pas humbjes së fundit të skuadrës, duke mos i kursyer kritikat.
Mbrojtësi argjentinas theksoi se në momente të vështira mungon përgjegjësia nga disa figura brenda klubit:
“Në momente si këto, duhet të jenë njerëz të tjerë ata që dalin për të folur… por nuk e bëjnë, siç ka ndodhur prej disa vitesh. Ata shfaqen vetëm kur gjërat shkojnë mirë, për të thënë disa gënjeshtra.”
Megjithatë, Romero u shpreh se skuadra do të vazhdojë të qëndrojë e bashkuar dhe të punojë fort për ta përmirësuar situatën:
“Ne do të qëndrojmë këtu, duke punuar, duke u mbajtur bashkë dhe duke dhënë maksimumin për ta kthyer situatën. Në kohë të tilla, të punosh më shumë dhe të ecësh përpara së bashku është pjesë e futbollit.”
Në fund, ai kërkoi falje ndaj tifozëve të Tottenhamit, duke marrë edhe përgjegjësi personale:
“Kërkoj ndjesë ndaj tifozëve që na ndjekin kudo dhe janë gjithmonë aty. Ne jemi përgjegjës, pa asnjë dyshim. Por do të vazhdojmë të përballemi me situatën dhe të përpiqemi ta ndryshojmë atë, për veten dhe për klubin.”
Situata te Spurs mbetet e tensionuar, ndërsa fjalët e Romero-s pritet të shkaktojnë jehonë të madhe brenda dhe jashtë klubit.
Flaka


















