Talat Xhaferi: Forina do të jetë vula e fitores së Valbon Limanit në Gostivar

Flaka
Botuar nga Flaka 4 Janar, 2026 13:54

Talat Xhaferi: Forina do të jetë vula e fitores së Valbon Limanit në Gostivar

Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) ka vijuar aktivitetet e saj parazgjedhore në kuadër të zgjedhjeve të 11 janarit për kryetar të Komunës së Gostivarit. Në këtë kuadër, strukturat partiake të koalicionit, së bashku me kandidatin për kryetar komune, Valbon Limani, zhvilluan mbrëmë një takim me banorët e fshatit Forinë.

Delegacioni i AKI-së u prit nga kryeministri i parë shqiptar, Talat Xhaferi, i cili përmes një mesazhi politik dhe simbolik, theksoi mbështetjen e tij të fuqishme për kandidatin Valbon Limani, duke vlerësuar se Forina, si fshati i tij i lindjes, do të shërbejë si vula e fitores në Gostivar.

Takimet nisën në shtabin e përbashkët të AKI-së në Forinë, ku përfaqësuesit e koalicionit zhvilluan bashkëbisedime me qytetarë të shumtë, duke prezantuar programin dhe projektet konkrete të planifikuara për zhvillimin e fshatit dhe të komunës në përgjithësi për katërvjeçarin e ardhshëm.

Kandidati Valbon Limani, gjatë qëndrimit në Forinë, shoqërohej edhe nga kryesuesi i Këshillit Komunal të Gostivarit, Valdet Xhaferi, deputetë të Aleancës Kombëtare për Integrim, drejtues të shtabeve zgjedhore dhe përfaqësues të strukturave lokale të koalicionit.

Mesazhi i përcjellë para qytetarëve ishte i qartë dhe i njëtrajtshëm: fitorja e AKI-së në Gostivar vlerësohet si bindëse dhe e pakthyeshme, me një rezultat që synon të konfirmojë dhe tejkalojë suksesin e arritur më 19 tetor. Gazeta Flaka

108
SONDAZHI JAVOR

A mendoni se Qeveria aktuale po i përmbush premtimet zgjedhore?

Flaka
Botuar nga Flaka 4 Janar, 2026 13:54

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.

Limani dhe Xhaferi takojnë Forumin e Gruas të AKI-së në Gostivar

Valbon Limani: Kandidimi i Nevzat Bejtës ka ngjallur edhe më shumë zërat kundër tij

Nevzat Bejta viziton SHKA “Jahi Hasani” në Çegran

AKI në Dutlok dhe Lajthi: Mbështetje e fuqishme qytetare për Valbon Limanin para 11 janarit

Bejta në Çegran dhe Forinë: Investime konkrete për kulturë, sport, infrastrukturë dhe ekonomi

Lagjet “Treg” dhe “Beg”, Limani: Investime dhe zhvillim urban për çdo lagje

Nevzat Bejta viziton lagjen Pitarnica dhe fshatin Çajlë: Koha e punëve të mira

Valbon Limani: Bashkëpunimi me BDI-në dhe Aleancën për Shqiptarët funksionon shkëlqyeshëm

Orientimi i qartë pro-evropian dhe ruajtja e partneriteteve strategjike

Lamine Yamal dhe Nico Williams nisin nga stoli gjysmëfinalen e sotme

Chelsea mohon interesimin për Vinicius Jr – Nuk ka pasur ofertë për Real Madrid

Pa census më 19 tetor, katër komuna votojnë sërish të dielën – mes tyre Gostivari dhe Vrapçishti

Gazibaba: Shoferi i taksisë merr paratë dhe dëbon çiftin nga automjeti

Integrimi i Maqedonisë në BE mbetet në ngërç, pushteti s’lëshon pe për Kushtetutën

Gostivar – Dy të ndaluar për përdorim të kartëmonedhave false

Shkup: Tre të lënduar pas aksidentit në Bulevardin “Serbia”

MPB: Kallëzim penal ndaj një 66-vjeçari nga Ohri për ndërtim të paligjshëm

Dayot Upamecano pranë rinovimit me Bayern Munich

Atlético Madrid beson plotësisht te rikthimi i formës më të mirë të Julián Álvarez

Lajm i madh për United: Maguire sërish i disponueshëm

108
SONDAZHI JAVOR

A mendoni se Qeveria aktuale po i përmbush premtimet zgjedhore?