Të mirat shëndetësore që ofron lakra e kuqe

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 8 Prill, 2024 19:19 Përditësuar

Të mirat shëndetësore që ofron lakra e kuqe

Lakra e kuqe, sikur ajo e bardha ofron shumë të mira shëndetësore.

Ajo është e mbushur me antioksidant si dhe vlera të tjera ushqyese që ndihmojnë kundër dëmtimit të qelizave njerëzore, shkruan India.com

Kjo lakër ndihmon kundër inflamacioneve, të cilat janë shkaktare të shumë sëmundjeve.

Lakra e kuqe ndihmon shëndetin e mirë të zemrës, pasi që është e mirë kundër tensionit të lartë të gjakut.

Kjo perime përmban kalcium, mangan e zink, të cilat ndihmojnë fortësinë e eshtrave.

Lakra e kuqe përmban shumë fibra, të cilat ndihmojnë gjithashtu tretjen e ushqimit. Për shkak që përmban pak kalori, kjo lakër është e mirë të konsumohet kur dikush dëshiron të humbë peshë.

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 8 Prill, 2024 19:19 Përditësuar