Ukraina: Për herë të parë rrëzuam një bombardues strategjik me rreze të gjatë veprimi të Rusisë

Flaka
Botuar nga Flaka 19 Prill, 2024 09:58

Ukraina: Për herë të parë rrëzuam një bombardues strategjik me rreze të gjatë veprimi të Rusisë

Ukraina se për herë të parë që kur Rusia nisi pushtimin, forcat e saj kanë rrëzuar një bombardues me rreze të gjatë veprimi.

Sipas ushtrisë ukrainase, bombarduesi strategjik i llojit Tu-22M3 ishte përdorur nga Rusia për të lëshuar raketa lundruese në mbarë shtetin, i cili po përballet me pushtimin e nisur nga Moska në shkurt të vitit 2022.

“Për herë të parë, njësitë kundërajrore të Forcave Ajrore, në bashkëpunim me Inteligjencën Mbrojtëse të Ukrainës, kanë shkatërruar një bombardues strategjik me rreze të gjatë veprimi Tu-22M3”, tha ushtria përmes një postimi në rrjete sociale.

Njoftimi për rrëzimin e bombarduesit strategjik u bë në kohën kur presidenti Volodymyr Zelensky, u kërkoi aleatëve perëndimorë të shtetit të tij që në mënyrë urgjente të furnizojnë shtetin e tij me më shumë sisteme të mbrojtjes ajrore, pasi Rusia kreu një sulm vdekjeprurës me raketa më 19 prill ndaj qyteteve ukrainase dhe infrastrukturës kritike të energjisë.

“Çdo shtet që ofron sisteme të mbrojtjes ajrore për Ukrainën, çdo udhëheqës që ndihmon në bindjen e partnerëve tanë se sistemet e mbrojtjes ajrore nuk duhen të ruhen në hangar, por të dislokohen në qytete dhe komunitete që përballen me terror, dhe çdokush që mbështet mbrojtjen tonë, është shpëtimtar”, tha Zelensky përmes një postimi në X, që më herët njihej si Twitter. Më herët gjatë 19 prillit, të paktën dy persona u vranë dhe 15 të tjerë u plagosën në Dnipro të Ukrainës nga sulmet raketore ruse.

Serhiy Lysak, shefi i administratës së rajonit të Dnipropetrovskit, ku gjendet Dnipro, tha përmes një postimi në Telegram se një ndërtesë banimi dhe infrastruktura janë dëmtuar si pasojë e sulmeve. Lysak tha po ashtu se mund të ketë viktima edhe në qytetin e Sinelnikovit, por nuk dha më shumë detaje.

Lokacioni i tretë në Dnipropetrovsk është Krivij Ri – vendlindja e Zelenskyt – ishte cak i një sulmi të ndarë rus. Kreu i qytetit, Oleksandar Vilkul, raportoi se tre persona janë plagosur dhe shtoi se ka dëme në infrastrukturë.

“Rusia duhet të mbahet përgjegjëse për terrorin e saj dhe të gjitha raketat dhe dronët ‘Shahed’ duhet të rrëzohen”, shkroi Zelensky.

Për muaj të tërë, Ukraina po kërkon më shumë sisteme të mbrojtjes ajrore, teksa po përballet me sulme të intensifikuara ruse që po shënjestrojnë infrastrukturën ukrainase. Kievi po ashtu po përballet me mungesë të armëve dhe municioneve, teksa po pret që në Kongresin amerikan të zhbllokohet një paketë kritike e ndihmës ushtarake.

Shtetet e Bashkuara janë furnizuesi kryesor i ndihmës ushtarake për Ukrainë që kur Rusia nisi pushtimin e shtetit fqinj në shkurt të vitit 2022.

Por, paketa e ndihmës ushtarake në vlerë prej 60.84 miliardë dollarë për Ukrainën vazhdon të jetë e bllokuar në Dhomën e Përfaqësuesve për shkak të kundërshtimeve nga ligjvënës republikanë të linjës së ashpër.

Dhoma e Përfaqësuesve pritet të hedhë në votim paketën e re të ndihmës ushtarake për Ukrainën më 20 prill./REL

Flaka
Botuar nga Flaka 19 Prill, 2024 09:58
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.