Rita Ora sjell disa fotografi të papublikuara gjatë kohës në New York – merr vëmendje me veshjen dhe stilin unik
Ajo ka shfaqur një numër pamjesh gjithnjë e më të guximshme gjatë javëve të fundit.
Dhe Rita Ora tregoi një tjetër veshje provokuese të martën, teksa ndau një sërë fotosh nga udhëtimi i saj në New York.
Këngëtarja, 33 vjeçe, vizitoi qytetin me bashkëshortin e saj,Taika Waititi, për të marrë pjesë në Met Gala të javës së kaluar, ku ajo u shfaq në një fustan të ndërlikuar me rruaza.

Derisa imazhet i ndau në Instagram, biondja ka ngritur temperaturat edhe një herë me veshjen me të brendshme.
Rita ka shfaqur plotësisht këmbët e saj të tonifikuara dhe këtë dukje e kompletoi me një palë çizme të bardha me taka të larta.

Pamjes i shtoi një xhaketë të ngjashme dhe një palë syze dielli po ashtu të bardha.
Krijuesja e hitit “Anywhere” tërhoqi vëmendjen në eventin vjetor të modës, duke i lënë pak imagjinatës me një paraqitje thuajse nudo.

Artistja me origjinë nga Kosova shquhet për stilin unik dhe për daljet publike të tilla. /Telegrafi/
https://www.instagram.com/p/C69g4q2ywwg/embed/captioned/?cr=1&v=14&wp=540&rd=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com&rp=%2Frita-ora-sjell-disa-fotografi-te-papublikuara-gjate-kohes-ne-new-york-merr-vemendje-veshjen-dhe-stilin-unik%2F#%7B%22ci%22%3A0%2C%22os%22%3A2242.0999999998603%2C%22ls%22%3A864.1999999999534%2C%22le%22%3A1690.6999999999534%7D
















