Berisha merr vulën, reagon ambasada e ShBA-së: Nuk angazhohemi për personat non-grata

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 14 Qershor, 2024 19:33

Berisha merr vulën, reagon ambasada e ShBA-së: Nuk angazhohemi për personat non-grata

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka reaguar pasi Gjykata e Apelit së Shqipërisë vendosi që t’i jepte vulën e Partisë Demokratike ish-kryeministrit, Sali Berisha.

Ambasada amerikane qëndron pas vendimit në lidhje me individët e shpallur non-grata, dhe për ta nuk ndryshon, përcjell Klankosova.tv.

Tutje, ambasada thotë se nuk angazhohet me persona të shpallur sipas autoritetit të sanksioneve të ShBA-aq dhe të gjithë duhet të shqyrtojnë me kujdes se si punojnë me individë të shpallur nga SHBA-ja.

“Pozicioni ynë në lidhje me individët e shpallur non-grata mbetet i pandryshuar: ne nuk angazhohemi me persona të shpallur sipas autoritetit të sanksioneve të SHBA-së dhe të gjithë duhet të shqyrtojnë me kujdes se si punojnë me individë të shpallur nga SHBA-ja”, thuhet në deklaratën e ambasadës.

“Angazhimet tona me aktorët politikë do të mbështeten fort tek përkushtimi që ndajmë ndaj së ardhmes euro-atlantike të Shqipërisë, përfshi sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit. Siç ka vërejtur Presidenti Biden në mënyrë të përsëritur, lufta kundër korrupsionit është një çështje e sigurisë kombëtare për Shtetet e Bashkuara”.

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 14 Qershor, 2024 19:33
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.