Në Shqipëri opozita protestoi për të 12-ën herë para Bashkisë së Tiranës. Protestuesit u përplasën me policinë dhe tentuan të heqin gardhin metalik.
Më pas kanë hedhur molotov drejt godinës së Bashkisë. Protesta e Partisë Demokratike dhe Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit u zhvillua kundër skandaleve të korrupsionit. Me thirrjet ‘hajduti’, protestuesit u mblodhën para bashkisë së Tiranës kundër Erion Veliajt, duke kërkuar dorëheqjen e tij. Më pas drejt bashkisë u lëshuan tymuese dhe flakadanë, duke tensionuar situatën. Ndërkaq protestuesit hoqën edhe rrethimin e hekurt që kishte vendosur policia dhe bashkia. Dhe pas kësaj nisi breshëria e molotovëve në drejtim të godinës së Bashkisë. Numri i efektivëve të policisë, të angazhuar për ruajtjen e rendit ishte i madh, ndërsa të gjitha akset rrugore të Tiranës që të drejtojnë tek bashkia ishin të bllokuara për lëvizjen e automjeteve. /Alsat.mk
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Driton Zenku
14 Qershor, 2024 19:42
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.