Më shpejt drejt BE/ Qeveria publikon draftin e reformave në 5 fusha kryesore deri në vitin 2027

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 17 Qershor, 2024 20:21 Përditësuar

Më shpejt drejt BE/ Qeveria publikon draftin e reformave në 5 fusha kryesore deri në vitin 2027

Qeveria do të ndërmarrë disa reforma thelbësore në mënyrë që të përfitojë më shumë nga Plani i Ri i Rritjes shpallur nga Komisioni Evropian dhe që ekonomia të konvergjojë më shpejt drejt atyre të unionit.

Në dokumentin e hedhur për konsultim publik qeveria synon që deri në 2027-tën të ketë përmirësime të ndjeshme në pesë shtylla kryesore që përfshijnë përmirësimin e klimës së biznesit, përforcimin e kapitalit njerëzor, fokusin drejt tranzicionit të gjelbër, tranzicionin digjital si dhe forcimin e shtetit të së drejtës.

Për përmirësimin e klimës së biznesit, qeveria premton hapa thelbësore nga rritja e të ardhurave buxhetore deri tek intensifimi i  luftës ndaj pasurive të pajustifikuara. Prioritet kryesor ka dhe çështja e pronës, ku do të krijohet regjistri i pasurive të paluajtshme, ndërsa në 2026-tën pritet të hyjë në fuqi taksa e re. Kadastra digjitale do të jetë në qendër të reformës së pronave.

Sa i përket kapitalit njerëzor, një punë e madhe do bëhet me qëllim përshtatjen e kurrikulave që nxënësit e arsimit të mesëm të jenë më të përshtatshëm për tregun e punës.

Ndërkohë në transformimin digjital të vendit një nga reformat më të rëndësishme do të përfshijë kartat elektronike të identitetit që do të lidhen me shërbimet digjitale publike. Në fushën e tranzicionit të gjelbër pritet që të bëhet rutinë miratimi i një plani për ankandet e reja të parqeve fotovoltaike me madhësi 600 MË.

Qeveria synon gjithashtu që deri vitin e ardhshëm të liberalizojë plotësisht çmimet në tregun e energjisë elektrike, që do të prekte edhe konsumatorët fundorë, që aktualisht kanë çmim të subvencionuar.

Ndërkohë për shtetin e së drejtës fokusi është te ripërdorimi i pasurive të sekuestruara dhe përmirësimin e metodave për hetimin dhe luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit. Ndërkohë me prioritet është edhe ulja e stokut të dosjeve në Gjykata nga 30 – 35%.

Top Channel

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 17 Qershor, 2024 20:21 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.