Athinë, konferenca për paqen, Hasani: Anëtarësimi në BE thelbësor për stabilitetin e Evropës

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 18 Qershor, 2024 19:45

Athinë, konferenca për paqen, Hasani: Anëtarësimi në BE thelbësor për stabilitetin e Evropës

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, mori pjesë në Konferencën Ndërkombëtare për Paqen dhe Rritjen e Qëndrueshme, që u mbajt në Athinë.

Ministri Hasani theksoi se integrimi i Shqipërisë dhe rajonit ka mbetur në stanjacion prej vitesh, teksa nënvizoi se qasja, ritmi dhe angazhimi i BE-së për këtë proces duhet të ndryshojë.

“Për shkak të një mjedisi sigurie të prekur, zgjerimi është sërish në qendër të skenës, si një imperativ strategjik kritik që ka implikime të rëndësishme për stabilitetin, prosperitetin dhe unitetin e Evropës në të ardhmen”, tha kryediplomati shqiptar Hasani.

Igli Hasani ishte pjesë e panelit “Perspektiva e anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor dhe rëndësia e tij për të ardhmen e Evropës”, bashkë me kryeministrin serb Milos Vucevic, ish kryeministrat grek e maqedonas Papandreu dhe Bučkovski.

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 18 Qershor, 2024 19:45
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.