Taravari pjesë e Forumit rajonal në Tiranë: Ruajtja e kursit pro-perëndimor, domosdoshmëri

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 1 Korrik, 2024 22:09

Taravari pjesë e Forumit rajonal në Tiranë: Ruajtja e kursit pro-perëndimor, domosdoshmëri

Kryetari i ASH-së dhe ministri i Shëndetësisë i RMV-së, Arben Taravari ka marrë pjesë në Forumin Rajonal “Ballkani dhe sfidat gjeopolitike të së sotmes dhe së ardhmes”, i cili është mbajtur në Tiranë.

Së bashku me Taravarin në Forum kanë qenë pjesëmarrës disa nga ish -presidentët e rajonit, në mesin e tyre ish -presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, ish- presidenti kroat Stjepan Mesiq, Milo Gjukanoviq, ish- presindet i Malit të Zi, ish -presidneti i Kosovës Fetmir Sejdiu, ish- kryeministri turk Ahmet Dautoglu si dhe Sergjan Kerim, ish -kryetari i Asamblesë së Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara dhe ish Ministër i Punëve të Jashtme të RMV-së.

“Vizitë në Tiranë, ndërkohë pjesëmarrës në forumin “Ballkani Perëndimor dhe sfida e tij gjeopolitike” mbi sfidat aktuale të Ballkanit, integrimi dhe rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar. Në një diskutim të përbashkët me ish liderët e Ballkanit Perëndimor, theksova domosdoshmërinë e ruajtjes së kursit pro-perëndimor të vendit nën ombrellën e përbashkët të sigurisë së NATO-s, përfshirë përpjekjet e përbashkëta për të luftuar ndikimet malinje lindore. Së dyti, ramë dakord se sa më parë Ballkani Perëndimor duhet i tëri të jetë pjesë e familjes së madhe të BE-së”, njofton Taravari.

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 1 Korrik, 2024 22:09
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.