Në çerekfinalet e Euro 2024 do të kemi përballjen e madhe mes Spanjës dhe Gjermanisë. Kjo e fundit, organizatore e këtij turneu, shpreson të ndalë iberikët, që deri më tani kanë prodhuar ndeshje fantastike dhe konsiderohen favoritë. Edhe Gjermania shihet si favorite dhe kombëtarja vendase beson se mund të ndalë Spanjën e talenteve.
“Unë mendoj se do të jetë një ndeshje e mirë. Çdo tifoz neutral sigurisht që do të jetë i lumtur“, tha Xhoshua Kimih për ndeshjen e 5 korrikut.
Më tej, mbrojtësi i djathtë i kombëtares gjermane beson se kolegët e tij se mund ti shkojnë turneut deri në fund.
“Nuk e di nëse Spanja është e lumtur që do të përballet me ne në çerekfinale. Ne gjithmonë presim që të luajmë ndeshje të tilla. Ata i fituan të gjitha ndeshjet me shumë besim. Do të jetë e vështirë për të dyja skuadrat që të fitojnë. Nëse dëshiron të fitosh turneun, nuk mund të shmangësh Spanjën dhe ndeshje të tilla. Mezi pres të luaj”, tha lojtari i Bajern Munihut.
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
2 Korrik, 2024 10:09
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.