Zbulohet një skulpturë antike në Amantia

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 18 Tetor, 2024 21:52

Zbulohet një skulpturë antike në Amantia

Gjatë inspektimeve në Parkun Arkeologjik të Amantias, punonjësit e Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore Vlorë identifikuan praninë e një skulpture antike në akropolin antik, e cila ishte e ekspozuar pjesërisht në sipërfaqe.

Në zbatim të Vendimit të Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore Materiale, u krye gërmimi arkeologjik për zbulimin e skulpturës, si dhe transporti i saj pranë ambienteve të DRTK Vlorë, për të siguruar mbrojtjen e skulpturës e cila ishte e ekspozuar ndaj faktorëve natyrorë si dhe dëmtimeve të mundshme nga aktet vandale.

Edhe pse skulptura antike nuk ruhej e plotë, nga ajo ruheshin një pjesë e konsiderueshme e elementeve. Specialistët e DRTK Vlorë, realizuan ndërhyrjet e para për pastrimin e saj me teknika profesionale. Tashmë po përgatitet kartela e objektit për regjistrimin pranë Institutit Kombëtar të Regjistrimit të Trashëgimisë Kulturore.

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 18 Tetor, 2024 21:52
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.