13 në 100 mijë gra preken nga kanceri i mitrës
Mesatarisht 13 gra në 100 mijë gjatë vitit preken nga kanceri i qafës së mitrës në vendin tonë, njoftuan nga Shoqata e Mjekëve të Maqedonisë. Kryetari i kësaj shoqate, Goran Dimitrov, tha se nuk qëndrojnë edhe keq, nëse bëhet një krahasim me disa vende tjera, por si shembull duhet të merret Sllovenia.
“Nuk jemi edhe aq shumë keq, nëse bëjmë një krahasim, ne jemi diku në mes në Evropë. Më keq se ne qëndrojnë Bullgaria, Rumania, Rusia dhe vendet tjera lindore, për mos të folur për rastet që janë në Azi, në vendet e Afrikës së Jugut. Në rajon sigurisht më mirë ndër vendet qëndron Sllovenia.”, – deklaroi kryetari i Shoqatës së Mjekëve të Maqedonisë, Goran Dimitrov.
Sa i përket termineve të vonuara për pacientët me sëmundje malinje, tha se po punohet në këtë drejtim dhe se në të ardhmen e afërt për sëmundjet e tilla nuk do të ketë probleme me terminet.
“Atë që e kemi propozuar ne, shoqatat profesionale, ende nuk është vendosur. Ajo është një punë shumë e mirë. Ajo do të thotë të gjitha diagnozat të cilat janë malinje, të kenë termine të lira, në të cilat mjekët do të mund të caktojnë çfarëdo lloj intervenimi. Presim pasi që kemi organe të reja të pushtetit, ku kemi propozime të ndryshme, për skriningun e kancerit të qafës së mitrës.”, – theksoi kryetari i Shoqatës së Mjekëve të Maqedonisë, Goran Dimitrov.
Të gjitha organizatat nacionale dhe ndërkombëtare janë të qasura në testin HPV, si skrining primar dhe një ndër qëllimet është se duhet të jetë shumë më e madhe përqindja e të vaksinuarve, 70 për qind të përfshihen me testin HPV, si skrining test.