Fjalimi i Millorad Dodik në Shkup, Mickoski: E keqpërdori ngjarjen

Flaka
Botuar nga Flaka 28 Janar, 2025 23:09

Fjalimi i Millorad Dodik në Shkup, Mickoski: E keqpërdori ngjarjen

Kryeministri Hristijan Mickoski thotë se presidentit i entitetit serb të Bosnje e Hercegovinës, Republika Sërpska, Millorad Dodik e ka keqpërdorur akademinë solemne për “Shën Savën” në Shkup, përcjell TV21. Mickoski tha se distancohet nga deklaratat e tij anti-BE dhe anti-NATO.

“Në pjesën e përmbajtjes së fjalimit, që ka të bëjë me anti-BE, anti-NATO dhe të ngjashme, kategorikisht e hedh poshtë dhe absolutisht nuk pajtohem dhe me të vërtet nuk e kam pritur që do ta keqpërdorë atë ngjarje duke dërguar porosi të tilla, sepse gjithsesi ishte akademi solemne, e jo vend ku dërgohen porosi të këtilla politike”, tha Mickoski./tv21.tv

Flaka
Botuar nga Flaka 28 Janar, 2025 23:09