Mickoski në mbështetje të nismës për bojkotim të marketeve
Kryeministri Hristijan Mickoski sot deklaroi se ka mirëkuptim personal për aksionin për bojkotim të marketeve, që pritet të nisë të premten, për shkak të çmimeve të larta të produkteve ushqimore, ndërsa përsëriti se institucionet e ndjekin situatën dhe reagojnë te ata tregtarë që realizojnë profit të lartë.
“Unë kam mirëkuptim personal për këtë aksion të qytetarëve dhe këtu nuk duhet të kemi kurrfarë dileme. Nga fillimi flas për sjelljen e individëve në këtë biznes dhe se në mënyrë spekuluese po bëjnë përpjekje të realizojnë profite të larta. Institucionet, inspektorati i tregut e ndjekin situatën dhe reagojnë me kohë”, tha Mickoski.
Ai premtoi se do tu drejtohet institucioneve adekuate për ndërmarrjen e masave pas pyetjes se një pjesë e prodhuesve janë shantazhuar nga zinxhirët e mëdhenj të marketeve, të cilët bënë përpjekje që ta luajnë ligjin për praktika të padrejta tregtare dhe u kanë dhënë kontrata me 10 për qind marzhë, pos pastaj kanë ofruar marrëveshje speciale për marzhë deri 45 për qind.
“Pas kësaj përmbajtje të çështjes ka dy dilema. E para është nëse ndodh, ajo është vepër penale dhe e dyta tregoni se cilët janë. Kur do të largohem nga konferenca për shtyp do tu drejtohem institucioneve adekuate menjëherë që ndërmarrin masa”, deklaroi Mickoski.
Në rrjetet sociale po qarkullojnë paralajmërime për bojkot të marketeve të premten më 31 janar për shkak të çmimeve të larta, sipas shembullit të Kroacisë, ku ishte realizuar bojkot të premten e kaluar.