Trump: Emigrantët do dërgohen në Guantanamo
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump do të urdhërojë Pentagonin dhe Departamentin e Sigurisë Kombëtare të përgatisin një objekt në Gjirin e Guantanamos për të strehuar emigrantët që kanë kryer krime.
Trump ka premtuar se do të rrisë në mënyrë drastike dëbimet, por po ashtu tha se janë marrë masa që disa individë mund të mos jetë e sigurtë që do të rrinë në vendet e origjinës.
“Kemi 30,000 shtretër në Guantanamo për të burgosur krimine
Baza ushtarake amerikane në Gjirin e Guantanamos, në Kubë, është përdorur për të burgosurit që janë dënuar në kuadër të luftës së Shteteve të Bashkuara kundër terrorrizmit. Guantanamo ka një qendër emigrantësh të veçantë nga burgu amerikan i sigurisë së lartë që është shfrytëzuar herë pas here gjatë dekadave të fundit, përfshirë për të strehuar emigrantët nga Haiti dhe kubanezët që ishin shpëtuar në det.
Shtetet e Bashkuara e kanë marrë me qira tokën e Guantanamos nga Kuba për më shumë se një shekull. Kuba e kundërshton qiranë dhe zakonisht refuzon pagesat e qirasë së SHBA-së.
Presidenti i Kubës Miguel Díaz-Canel tha se ideja e Trump për të dërguar emigrantë në Guantanamo është “një akt brutaliteti”.