“Taksat e amerikanëve shpenzohen pa fre”, Grenell publikon fondet e USAID për Ballkanin Perëndimor
I dërguari i SHBA-së për Misione të Posaçme, Richard Grenell, ka publikuar fondet e USAID që Organizatat jo qeveritare në Ballkan kanë përfituar për 4 vite.
Gjatë periudhës 2020- 2024, sipas shifrave të publikuara nga Grenell, OJF- të në Shqipëri kanë marrë 189 milionë dollarë për 4 vite. Në total për 6 vendet e Ballkanit Perëndimor USAID ka dhënë 1.7 miliardë dollarë, ndërsa në vendin e parë renditet Kosova.
Në një postim në platformën X, i dërguari i Trump shkruan se ‘amerikanët e palodhur paguajnë taksa, ndërsa politikanët në Uashington i shpenzojnë ato para në mënyrë të pamatur’. Sipas tij, miliarda dollarë iu janë dhënë organizatave joqeveritare të krahut të majtë për të nxitur politika radikale në ato vende.
Shifrat e USAID
Kosova: 537 million $
Bosnje Hercegovina: 402 million $
Macedonia e Veriut: 290 million $
Serbia: 209 milion $
Shqipëria: 189 milion $
Mali i Zi: 77 milion $
Totali: 1.7 miliardë dollarë