35 vjeçarit nga Raveni i vjedhin veturën
Nga SPB-Tetovë kumtuan që me datë 11.02.2025 në ora 00:10 në DPB Gostivar, A.O. (35) nga fshati Raven i Gostivarit, ka raportuar se një ditë më parë rreth orës 23:00, në rrugën ,,Major Çede Filipovski” në Gostivar i është marrë vetura e pasagjerëve ,,Volkswagen Polo” me targa të Gostivarit, e cila ka qenë me dyer të pa bllokuara dhe me çelës në bravë. Po merren masa për gjetjen e aumjetit.