Kallëzim penal kundër Struganit, dyshohet për vjedhje të energjisë elektrike

Flaka
Botuar nga Flaka 13 Shkurt, 2025 22:03

Kallëzim penal kundër Struganit, dyshohet për vjedhje të energjisë elektrike

Policia ka paraqitur kallëzim penal kundër një objekti hoteliere dhe kundër A.R. nga Struga, pronar i objektit, për shkak të ekzistimit të shkaqeve të dyshimit për vjedhje të energjisë elektrike.

“Më datë 17.01.2025, gjatë një kontrolli u konstatua se në objektin e hotelierisë ishte vendosur një pajisje, e cila manipulonte matësin e energjisë elektrike dhe kështu nuk afishohej konsumi aktual i energjisë elektrike. Në atë mënyrë është dëmtuar EVN Group Macedonia në vlerë prej 260.045 denarë”, njoftuan nga MPB.

Siç mësohet gjobat e EVN lidhur me këto raste janë tejet të larta, shkruan INA.

Flaka
Botuar nga Flaka 13 Shkurt, 2025 22:03