U përkujtuan viktimat e tragjedisë së Llaskarcës, tek pllaka përkujtimore në Gostivar

Flaka
Botuar nga Flaka 13 Shkurt, 2025 21:09

U përkujtuan viktimat e tragjedisë së Llaskarcës, tek pllaka përkujtimore në Gostivar

Kryetari i komunës së Gostivarit, Valbon Limani sot bashkë me stafin e tij ka bë homazhe tek pllaka Përkujtimore dedikuar viktimave në tragjedinë e Llaskarcës së Shkupit, ku gjashtë vite më parë nga aksidentimi i një autobusi humbën jetën 16 udhëtarë, kryesisht nga Gostivari.

Limani me lule ka përkujtuar viktimat e tragjedisë së Llaskarcës, duke theksuar se ajo tragjedi ka lënë dhimbje dhe trishtim.

“Në 6 vjetorin e tragjedisë së Llaskarcës bëra homazhe në pllakën Përkujtimore dedikuar viktimave që humbën jetën në atë tragjedi duke na lënë dhimbje dhe trishtim!”, ka përfunduar Limani.

Flaka
Botuar nga Flaka 13 Shkurt, 2025 21:09