FRBDI dhe FGBDI-Gostivar ndoqën trajnim mbi komunikimin dhe marrëdhëniet me publikun

Flaka
Botuar nga Flaka 16 Shkurt, 2025 20:50

FRBDI dhe FGBDI-Gostivar ndoqën trajnim mbi komunikimin dhe marrëdhëniet me publikun

Në kuadër të Degës së BDI-së në Gostivar sot edhe një pjesë e Forumit Rinor – FRBDI dhe Forumit të Gruas – FG-BDI, ndoqë trajnimin “Roli i komunikimit dhe marrëdhenieve me publikun në zhvillimin e proceseve demokratike, njoftuan nga kjo parti.

I njëjti seminar, dje u ndoq nga strukturat e saja si kryesia e degës, kryetarët e këshillave vendor, këshilltarët komunal, udhëheqës të departamenteve, bartës të funksioneve politike dhe institucionale.

Në ditën e parë i pranishëm ishte edhe lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim dhe lideri I shqiptarëve, Ali Ahmeti, i shoqërur nga sekretari i përgjithshëm i partisë Faton Ahmeti, deputeti Talat Xhaferi, zyrtarët partiak Arta Bilalli Zendeli, Vjollca Latifi Ademi dhe kryetari i Degës së BDI-së në Gostivar, Valdet Xhaferi.

Trajmimi u drejtua nga Forumi për Politika të Arsyeshme, nën mbështetjen e Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar në Shkup.

Flaka
Botuar nga Flaka 16 Shkurt, 2025 20:50