Kos: Gjatë mandatit dua të përfundoj negociatat e anëtarësimit me dy/tre vende ballkanke
Ne duam që Ballkani Perëndimor të jetë pjesë e BE-së dhe kjo është e rëndësishme për paqen dhe sigurinë, tha Komisionerja e BE-së për Zgjerim, Marta Kos.
Sipas saj, ka dallime mes vendeve të Ballkanit Perëndimor, por gjatë mandatit të saj ajo pret që të përfundojnë negociatat e anëtarësimit me dy ose tre vende, që nënkupton mbylljen e të gjithë kapitujve të negociatave.
Bazuar në sistemin e meritave të deritanishme, Mali i Zi dhe Shqipëria janë përpara, por kur ka një lëvizje me Maqedoninë e Veriut, Maqedonia e Veriut mund të përparojë shpejt, tha Kos.