Ibrahimovic komenton eliminimin e Milanit nga Feyenoordi

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 18 Shkurt, 2025 22:48

Ibrahimovic komenton eliminimin e Milanit nga Feyenoordi

Milani u eliminua nga Liga e Kampionëve nga Feyenoordi pasi u ndal baras në “San Siro” me rezultat 1-1.

Ndeshja e parë në Holandë ishte mbyllur 1-0 në të mirë të skuadrës nga Roterdami, shkruan Arbresh.info.

Pas ndeshjes zyrtari i lartë i Milanit, Zlatan Ibrahimovic ka komentuar eliminimin e skuadrës së tij.

“Feyenoord nuk ishte më i mirë se ne, thjesht vramë veten. Jemi të zhgënjyer, arbitri ka qenë i ashpër me Theo Hernández pa asnjë paralajmërim para kartonit të kuq. Theo nuk është aktor, ai bën më të mirën”, tha për Sky.

https://twitter.com/FabrizioRomano/status/1891943674180747672/photo/1

Derisa sezonin e kaluar nuk arriti ta kalonte grupin kësaj radhe Milani u eliminua në rrethin e parë pas fazës së ligës në Ligën e Kampionëve.

Ndërkohë Feyenoordi do të marrë vesh kundërshtarin e radhës të premten./Arbresh.info

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 18 Shkurt, 2025 22:48