Klauzola e Xabi Alonso me Leverkusen

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 18 Shkurt, 2025 22:54

Klauzola e Xabi Alonso me Leverkusen

Xabi Alonso arriti të udhëheqë Bayer Leverkusen drejt suksesit në sezonin e shkuar duke ngritur titullin e parë në Bundesliga në historinë e kësaj skuadre. Ai madje arriti ta bënte këtë pa humbur asnjë ndeshje, duke u dorëzuar në finale e Europa league kundër Atalantas ndeshje që u luajt në Dublin dhe që përfundoi 3-0.

Trajneri spanjoll ka zgjedhur të qëndrojë në drejtimin e bavarezëve edhe për një sezon tjetër. Megjithatë ky mund të jetë i fundit. Siç raportojnë mediat ish-mesfushori ka një klauzolë të veçantë në kontratën e tij me Bayer Leverkusen. Një klauzolë që mund ta lirojë nga detyrimet me këtë klub në çdo moment, por vetëm kur shërbimin e tij ta kërkojë Real Madrid.

Nëse ish-klubi i tij do ta kontaktojë dhe Alonso vendos të largohet, gjermanët nuk do ta kundërshtojnë dhe do ta lënë të vendoset në kryeqytetin spanjoll.

Duket se shumë gjëra do të ndryshojnë në merkaton e Korrikut.

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 18 Shkurt, 2025 22:54