Marina Vjollca largohet sërish nga Top Channel, një tjetër moderatore i zë vendin

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 18 Shkurt, 2025 23:07

Marina Vjollca largohet sërish nga Top Channel, një tjetër moderatore i zë vendin

Emisioni më i ndjekur “Për Shqiptarët” do të rikthehet në ekranin e madh të “Top Channel” çdo të premte në orën 21:00.

Por, ndryshe nga sezoni i kaluar ku ky program i cili arriti të linte gjurmë të thella te të gjithë shqiptarët, nuk do të vijë nën moderimin e Marina Vjollcës, por të Bora Zemanit.

Bora e cila sapo përfundoi emisionin “Piramida” është shprehur e lumtur për këtë ftesë të marrë nga Fondacioni Firdeus të cilën nuk mund ta refuzonte.

“Isha shumë e lumtur kur mu bë ftesa nga fondacioni Firdeus. Si mund ti thuash Jo misioneve kaq të mëdha. Shihemi të premten në orën 21:00 vetëm në TCH dhe këtë të diel, mos harroni!”, tha Bora.

Elvis Naçi: Po flasim për një emision i cili ka të bëj drejtpërdrejtë me jetën e njeriut. Ata të cilët na bashkohen nga bamirësit është një emision me heronj brenda dhe me njerëz që kanë nevojë. Unë besoj që këtë të premte në orën 21:00 emisioni ‘Për shqiptarët’ fillon furishëm, me amanet, me përgjegjësi, po me shpresën e madhe që të bëhen sa më shumë vepra të mira. Në këtë sezon do të jetë Bora Zemani një risi e emisionit dhe do të ketë nuanca të ndryshme por thelbi mbetet i njëjtë. Kur flitet për të shpëtuar jetë njerëzore, lodhja kthehet në shplodhje dhe në të njëjtën kohë, angazhimi kthehet në kënaqësi. Dhe unë shpresoj që bashkë me ekranin e madh të Top Channel ne të bëjmë mrekulli për familjet shqiptare.

Bora Zemani: Është lidhja shumë e bukur mes të dyja programeve. Te Piramida ishim me familjet shqiptare e këtu për një mision akoma më të madh. Është ai programi që bëhen bashkë të gjithë shqiptarët për të dhënë mesazhe të bukura e për t’iu gjendur pranë njëri tjetrit. Isha shumë e lumtur kur mu bë ftesa nga fondacioni Firdeus. Si mund ti thuash Jo misioneve kaq të mëdha. Shihemi të premten në orën 21:00 vetëm në TCH dhe këtë të diel, mos harroni!.

Elvis Naçi: Sezoni që kaloi ne përpara shqiptarëve thamë nëse janë shëruar 300 fëmijë ne do i shumëfishojmë ato dhe mund ta them me sinqeritet, ato kanë qenë të dukshme e transparente moria e fëmijëve dhe angazhimi ishte i jashtëzakonshëm.

Bora Zemani: Nuk di a mund të mos përfshihesh në këto histori që dëgjohen këtu. Aq më tepër në ato mesazhet dhe zgjidhjet e mëdha që jepen. Do përfshihesh si nga ana emocionale por akoma më bukur edhe për të dhuruar!

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 18 Shkurt, 2025 23:07