Ja produktet ushqimore që shënuan rritje më të madhe të çmimeve
Në Maqedoninë e Veriut në muajin shkurt është regjistruar rritje e çmimeve për 5 përqind në krahasim me shkurtin e kaluar, ndërsa zbritje janë regjistruar vetëm te peshku për një përqind.
Në këtë periudhë, rritje më e madhe është regjistruar te kafja e çaji (19.2 %), pijet joalkoolike (17.6 %), uji mineral dhe lëngjet (15.8 %), vajrat dhe yndyrat (13.1 %), perimet (8.7 %), qumështi, djathi e vezët (8.1 %), ndërsa rritje më e vogël është regjistruar edhe te produktet tjera ushqimore.
Krahasuar me shkurtin e vitit të kaluar, kostoja për jetesë në shkurt të këtij viti ka shënuar rritje për 5 përqind, ndërsa çmimet me pakicë për 4.2 përqind, ashtu që te pijet alkoolit dhe joalkoolike është rritur për 7.5 përqind.