Talat Xhaferi mbledh shtabin politik të BDI-së në Gostivar
Shefi i Shtabit Politik të BDI-së për Gostivarin, Talat Xhaferi sonte mbajti mbledhjen e parë me anëtarët e kryesisë të degës së BDI-së në Gostivar.
“Takimi pati një karakter informativ dhe në të u diskutua reth rëndësisë së formimit të këtij shtabi, mënyrën e konstituimit dhe funksionimit të tij si dhe aktivitetet politike që do te ndërmeren ne periudhën në vazhdim”, njoftuan nga partia.
Aktivitetet e Shtabit Politik të BDI-së për Gostivar do të vazhdojnë me intenzitet më të lartë edhe me strukturat tjera të degës me qëllim te strukturimit sa më të mirë dhe sa më gjithperfshirës të të gjithë aktivistëve, simpatizuesve dhe qytetarëve.
“BDI-Dega në Gostivar dhe Shtabi Politik i sajë, çmon lartë dhe mirëpret cdo opinion dhe kontribut nga çdo qytetarë te Gostivarit në drejtim të përmirësimit të situatës politike në vendin tonë”, përmbyllet kumtesa për media.