Zjarr në në një pjesë të ambienteve të Televizionit Koha në Tetovë. Flaka shpreh shqëtësim!

Flaka
Botuar nga Flaka 9 Mars, 2025 00:40 Përditësuar

Zjarr në në një pjesë të ambienteve të Televizionit Koha në Tetovë. Flaka shpreh shqëtësim!

Sonte reth orës 17:30 në një pjesë të ambienteve të Tv Koha – Tetovë shpërtheu një zjarr i cili falë intervenimit të shpejtë të zjarrfikësve të Tetovës u lokalizua shpejtë dhe zjarri nuk u shpërnda në pjesët tjera të televizionit e as në lokalet për rethë.

Për këtë arsye kemi ndërprerje të programit i cili mund të zgjas deri ditën e nesërme.

Redaksia Flaka shpreh shqetësimin e thellë për këtë përballje të pakëndshme të kolegëve të televizionit Koha, me dëshirën që dëmet të jenë sa më minimale, ndërsa gëzon fakti që në këtë fatkeqësi nuk ka pasur pasoja në njerëz.

Flaka uron që televizioni Koha t’i rikthehet normalitetit dhe sa më shpejt të vijon punën në informimin e opinionit publik. Flaka Media

Flaka
Botuar nga Flaka 9 Mars, 2025 00:40 Përditësuar