USAID djeg dokumentet! Zbulohet e-maili i drejtueses që kërkon shkatërrimin e materialeve

Flaka
Botuar nga Flaka 11 Mars, 2025 23:00

USAID djeg dokumentet! Zbulohet e-maili i drejtueses që kërkon shkatërrimin e materialeve

Në një lëvizje të paprecedentë dhe si hakmarrje ndaj vendimit të Presidentit Donald Trump për mbylljen e 80% të zyrave në mbarë botën, zyrtarët në Agjencinë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAid) kanë nisur një shkatërrim në shkallë të gjerë të dokumenteve të klasifikuara në selinë e tyre në ndërtesën Ronald Reagan, duke përfshirë grirëse letrash dhe përdorimin e zjarrit, sipas një emaili të brendshëm, raporton “The Guardian”.

Emaili, i dërguar nga Sekretarja në detyrë e USAID, Erica Y Carr, udhëzon stafin për procedurat për pastrimin e “kasafortave të klasifikuara dhe dokumenteve të personelit”, përmes shkatërrimit me zjarr.

“Prisni sa më shumë dokumente në fillim dhe rezervoni çantat e djegura kur grirësi të bëhet i padisponueshëm ose të ketë nevojë për pushim. Nëse keni nevojë për çanta shtesë djegieie ose shënues të mprehtë, ju lutem më njoftoni”, shkroi Carr në email, i cili ofron udhëzime të hollësishme se si të mbyllin dhe etiketojnë siç duhet “çantat e djegura”.

Një çantë djegieje është një çantë sigurie që mban dokumente të ndjeshme ose të klasifikuara, të cilat do të shkatërrohen nga zjarri pas një periudhe të caktuar kohore. Përdorimi më i zakonshëm i thasëve për djegie është nga institucionet qeveritare, në asgjësimin e materialeve të klasifikuara.

Flaka
Botuar nga Flaka 11 Mars, 2025 23:00