BDI: Teatri i absurdit po vazhdon

Flaka
Botuar nga Flaka 26 Mars, 2025 11:32

BDI: Teatri i absurdit po vazhdon

Gjithnjë e më shumë media, analistë, ekspertë dhe qytetarë po shprehin habi – si është e mundur që:

Ministri i Punëve të Brendshme – 13 muaj në funksion.
Drejtori i Sigurisë Publike – 9 muaj.
Ministri i Ekonomisë – 9 muaj.
Drejtori i Inspektoratit Shtetëror të Tregut – 9 muaj.
Drejtoria e të Ardhurave Publike – 9 muaj.

Kumtesa integrale nga BDI:

Këta janë personat që kanë përgjegjësi të drejtpërdrejtë, institucionale dhe ligjore, për të ushtruar kontroll, mbikëqyrje dhe për të parandaluar tragjedi të këtij lloji.
Këta janë njerëzit që sot kanë pushtet të ndikojnë mbi provat dhe të ushtrojnë presion ndaj dëshmitarëve.

Por asnjëri prej tyre nuk mban përgjegjësi.

Në vend të kësaj, po shohim një përmbysje të drejtësisë: në paraburgim janë ata që nuk janë në funksionnuk kanë ndikim institucional, dhe nuk mund të pengojnë procesin.

Edhe një student i vitit të parë në Fakultetin Juridik e kupton se nuk ka lidhje shkak-pasojë ndër vite, kur të gjitha lejet dhe licencat riprocedohen çdo vit.

Pra, kjo nuk është drejtësi.
Kjo është një transaksion.

Një marrëveshje politike, ku kryeministri merr drejtimin e këtij spektakli gjyqësor – manipulim emocional, spektakël mediatik, devijim i vëmendjes publike, ndalim i hetimit të vërtetë dhe mbrojtje të njerëzve të pushtetit.

Por ky teatër është i rrezikshëm.

Kjo padrejtësi, kjo drejtësi selektive, kjo stuhi e kontrolluar emocionesh dhe kërcënimesh – do të shkaktojë një ortek që do të:

Shkatërrojë rendin juridik
Shembë besimin në drejtësi
Krijojë një polarizim të thellë politik, ku secili do ta kapë secilin për veshi, dhe në vend të së vërtetës, do të sundojë kaosi.

Ne nuk do të heshtim.
Ne nuk do të ndalojmë së kërkuari të vërtetën.
Dhe nuk do të lejojmë që fajtorë kujdestare të dalin nga fletorja partiake e kryeministrit, nga drejtësia e kapur dhe korrupsioni politik.

Flaka
Botuar nga Flaka 26 Mars, 2025 11:32
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.