Top24: A po pastrohet ASH-ja nga mbetetjet e VMRO-DPMNE-së?

Flaka
Botuar nga Flaka 18 Maj, 2025 10:20

Top24: A po pastrohet ASH-ja nga mbetetjet e VMRO-DPMNE-së?

Koment i Portalit Top 24

Disa muaj para ndarjes së Aleacës për Shqiptarët mes Ziadin Selës dhe Arben Taravarit kryetari i aso kohe i VMRO-DPMNE-së dhe aktualisht kryeminstri i vendit kishte paralajmëruar se ASH-ja do të ndahet në dy pjesë. Bindshmëria e Mickovskit ishte vënë në pikpyetje se si ai ishte kaq i bindur për një ngjarje të tillë. Kujtojmë që në qeverinë LSDM dhe ASH- mes tyre ministër i administratës ishte ish këshilltari i qeverisë së Gruevskut, Azir Aliu ndërsa drejtor i MEPSO-s, Syreja Rashidi dhe Feta Alimi për të cilin ishin ngritur dyshime se kishte dhënë çelësat për të hapur dyert deputetit të VMRO-DPMNE-së në ngjarjet e përgjakshme të parlamentit.

Ndrarja e ASH-së, ndodhi!

Nga grupi i Ziadin Selës u larguan të parët, Arben Fetai, Syreja Rashidi, Feta Alimi, Azir Aliu dhe shumë të tjerë!

Sot kur ASH-ja e udhëhequr nga Arben Taravari sërish po përballet me figurat e njejta të cilat edhe ashtu kur u ndanë herën  e parë lind pyetje nëse këta ishin pjesë e VMRO-DPMNE-së që nga fillimi?

Azir Aliu:

Azir Aliu ishte ministër për informatikë dhe admistratë i propozuar nga Aleanca për Shqiptarët (Sela-Taravari) si pjjesë e qeverisë që pretendonte ndryshimet kushtetuese por që fatkeqësisht nuk ia doli. Azir Aliu ishte akuzuar në vazhdimësi se ai për një periudhë të gjatë ka qenë këshilltar i Nikolla Gruevskit për të cilën vet aziri kishte pranuar se ka qenë këshilltat i Nikolla Gruevskit.

Arben Fetai:

Arben Fetai ka qenë një nga figurat e ASH-së e cili ka pasur në vazhdimësi qënrdime kontradiktore duke lajtur si një njeri i Lëvizjes Vetvendosje. Por në fakt edhe për kundër afërsisë së Fetait me Kuritin ky e i fundit zgjodhi Bekim Qokun të jetë përfaqësues i LVV. Raportet e Kurtit me Fetain ishin ftohur pasi sipas raportimeve ky i fundit kishte pasur të njejtar qëndrime me Dardan Molliqajn për ndarjen e LVV-së.

Feta Alimi:

Feta Alimi u bë njeriu publik pas ngjarjeve të dhunshme të 27 Prillit ku u prish rendi kushtetues duke hyrë dhunshëm në parlament. Në këtë ngjarje u sulmua për vdekje lideri i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela ku shumica e njerëzve tani më mendoni se jeta e Selës kishte përfunduar. Feta Alimi ishte njeriu që kishte “shpëtuar” Selën duke e tërhequr në një dhomë e që më pas ishte përndjekur për hapje të dyerve ose duke dhënë çelsat. Alimi ishte akuzuar nga politikanët si pjesë e një bashkëpunimit me VMRO-DPNE-së. Kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi në një emision kishte akuzuar Alimin. Thaçi theksoi se Fetah Alimi ka hy në punë në kohën e PDSH-së, ai është punëtor i sigurimit dhe ai ua ka dhënë çelësat uliganëve dhe më pas ka bërë se e shpëton Selën për të shpëtuar veten.

Syreja Rashidi:

Deputeti, Syreja Rashidi ishte llogaritur si një nga krahët e fuqishëm të Ziadin Selës, pikërisht për këtë pas përfshirjes së ASH-së në qeveri Rashiti u emërua drejtor në një nga institucionet më të rëndësishme në vend MEPSO por që nuk i zgjati shumë. Me propozim të ASH-së, Rashiti u shkarkua nga posti dhe kjo e gjitha kaloi në një heshtje pa mos i kushtuar shumë rëndësi madje për këtë shkarkim as vet Rashiti nuk kishte reaguar. Burimetë ASh-së aso kohe kishin akuzuar Rashitin për afërsi me eksponent të VMRO-DPMNE-së.

Sot pas më shumë se një viti në qeverisje, ASH-Taravari po përballet me po të njejtat figura që linçuan Ziadin Selën si njeri të afërt me Ali Ahmetin dhe duke tentuar të shkatërojnë ASH-në. Ata sot po krijonë edhe një ASH tjetër në hije e cila do të mbetet si pjesë e qeverisë Mickovski edhe më tej për ti dhënë atij një komoditet për arsyetuat veten përballë faktorit ndërkombëtarë.

Flaka
Botuar nga Flaka 18 Maj, 2025 10:20
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.