Nga protestat drejt organizimit politik – rruga e shqiptarëve në Maqedoni

Flaka
Botuar nga Flaka 20 Maj, 2025 17:42

Nga protestat drejt organizimit politik – rruga e shqiptarëve në Maqedoni

Autor: Zudi Xhelili, analist politik dhe ish-deputet

Në politikë, shqiptarët në Maqedoni hynë përmes protestave – duke kërkuar përmbysjen e sistemit komunist-diktatorial dhe kalimin në një rend demokratik-liberal. Ishte një lëvizje e natyrshme për një popull që kërkonte barazi dhe dinjitet në një shtet ku për dekada kishte qenë i margjinalizuar.

Qëllimi fillestar ishte i qartë: ndërtimi i një shoqërie ku shqiptarët të gëzonin të drejta të barabarta me popujt e tjerë të ish-Jugosllavisë. Protestat, të mbështetura gjerësisht nga masa shqiptare, ishin shprehje e revoltës kolektive, por njëkohësisht edhe një gur themeli për organizimin e mëtejshëm politik.

Pas shpërbërjes së Jugosllavisë dhe shpalljes së pavarësisë së Maqedonisë, shqiptarët e nisën nga fillimi. Diskriminimi nuk kishte marrë fund, por kësaj radhe rezistenca ishte më e organizuar – përmes një partie të fuqishme politike shqiptare. Përballja nuk ishte vetëm me strukturat shtetërore të dominuara nga maqedonasit, por edhe me disa shqiptarë që ishin bërë lojalë të regjimit dhe për këtë arsye etiketonin si “radikalë” bashkëkombësit e vet.

Sot, pas më shumë se katër dekadash, historia duket se përsëritet. Shumica e shqiptarëve, përmes votës, kërkojnë barazi të plotë dhe integrim të shpejtë në Bashkimin Evropian. Ndërkohë, pala tjetër, e mbështetur nga segmentë politikë dhe institucionalë, vazhdon të mbrojë “dinjitetin dhe identitetin” nga shtetet fqinje, por nuk heziton të ushtrojë padrejtësi ndaj shqiptarëve në vendin e vet – ndonëse ky komunitet është i dyti për nga numri dhe peshë në shoqërinë multietnike të Maqedonisë së Veriut.

Rruga e shqiptarëve në këtë shtet ka qenë e gjatë dhe e mbushur me sfida. Nga protesta në organizim, nga mbijetesa në përfaqësim, mbetet e domosdoshme ruajtja e unitetit politik dhe orientimi i qartë drejt së ardhmes evropiane.

Brenga e shqiptarëve sot është shteti dhe e ardhmja e tyre brenda tij.

Flaka
Botuar nga Flaka 20 Maj, 2025 17:42
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.