Opinion: Trimëria e arratisjes olimpike të Visar Ganiut

Flaka
Botuar nga Flaka 29 Maj, 2025 19:34

Opinion: Trimëria e arratisjes olimpike të Visar Ganiut

Nga Gent Aliu

Madhështia politike e Visar Ganiut nuk matet më me inkasimine parave nga ndërtimet pa leje, por me aftësinë e tij për të hedhur plehra dhe për të vrapuar si kampion. Ky është një akt politik me koreografi të përsosur, plehrat përpara zyrave të Kryeqytetit, kamera live, spektakël i garantuar. 

Por pastaj, skena e vërtetë: Arsovska afrohet dhe Visari ia mbath me shpejtësinë e erës, duke sfiduar çdo rekord të atletëve më të famshëm të botës. Vrap e çarje e therës nëpër parkun e Shkupit, në një lëvizje të sinkronizuar me hijet e “trimave” fytyrë mrrolur që e ndjekin nga pas.

Shqiponja nuk fluturon pa erë, por Visari ia doli pa asnjë nevojë për shtytje. Nuk priti as tre minuta. Sepse kur dokumentet për 150 ndërtime të paligjshme po afrohen, logjika e vetme është të kesh këpucë të mira për vrapim. Dhe ndonëse dikur luftëtarët e mëdhenj përballeshin me armikun, këta të VLEN-it e marrin betejën me sprint.

Portalet maqedonase shpërthyen me tallje dhe përqeshje, duke e pagëzuar Visarin si “Princeza” apo “Viki,” emër tjetër femëror që shoqëron skenën e arratisjes me hijeshi politike. Sepse nuk ka burrëri në ikje, sidomos kur është ikje nga vetë akuzat.

Arsovska, pa më të voglën lëkundje, i lëshon thirrjen e fundit, duke e sfiduar si një gladiatore urbane që kërkon përballje. “Trego ku do të jesh, unë do të vij kudo që të jesh. Vetë, pa askënd” thotë ajo, një mesazh që tingëllon si paralajmërim. Por Viki nuk është më aty. Janë vetëm plehrat dhe kujtimi i një vrapimi legjendar që do të jetojë gjatë në politikën tonë.

Kur burrëria matet me vrap, kur akuzat mbulohen me plehra, kur politika zbret në nivelin e karikaturës, atëherë është koha për një reflektim të thellë, ose të paktën për një maratonë tjetër arratisjeje.

Flaka
Botuar nga Flaka 29 Maj, 2025 19:34
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.