Strategjia e dëshpëruar e Arben Fetahut

Flaka
Botuar nga Flaka 2 Qershor, 2025 16:39 Përditësuar

Strategjia e dëshpëruar e Arben Fetahut

Se sa i dëshpëruar qenka Arben Fetahu për pak më shumë përkrahje, tregon “lajmi bombastik” që u shpërnda nëpër portalet e mbështetura nga pushteti, me titullin: Një tjetër largim nga Taravari. Rrezalinda Dauti, anëtare e kryesisë së Forumit Rinor të ASH-së paska kaluar në mbështetje të Arben Fetahut. 

Ky emeër i madh i politikës tregon besnikëri ndaj parimeve, jo ndaj individëve. Në lajm që i vuri në hije të gjitha lajmet tjera.
Në një klimë ku manipulimi dhe pazaret politike përpiqen të zhbëjnë çdo forcë të pavarur, mbetjet e Aleancës për Shqiptarët përpiqen të krijojnë imazhin se vetëm ata kanë parime. Të tjerët, edhe pse shumicë absolute në ASH, nuk i paskan ato parime dhe integritet.

Portalet e afërta me pushtetin, si gjithmonë, e fryjnë një ngjarje pa peshë, duke trajtuar largimin e Rrezalinda Dautit nga ASH si një humbje fatale për ASH-në e Taravarit dhe si një mbështetje të madhe për pushtetin. Duket se mungesa e Rrezalindës në ASH do të lërë një boshllëk aq të madh sa len gishti kur e nxjerr nga një gotë uji, një krahasim i saktë që përshkruan shpërdorimin mediatik të këtij lajmi.

Kur një parti nuk ka më fuqi reale, por vetëm lojëra të zbrazëta, kur mbështetja e saj vjen më shumë nga marrëveshjet nën tryezë sesa nga votuesit, nuk ka rëndësi se sa tituj bombastikë shpërndahen në portale, realiteti politik nuk ndryshon, të mbeturit mbeten të mbetur. Dhe më e rëndësishme se një largim i izoluar është strategjia e dëshpëruar e Arben Fetahut, i cili me të gjithë aparatin shtetëror po përpiqet të mbajë në këmbë ASH-në e mbetur, duke i dhënë infuzione politike një pacienti që është politikisht i vdekur. Flaka Media

Flaka
Botuar nga Flaka 2 Qershor, 2025 16:39 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.